Reagim në lidhje me letrën e Transparency International Macedonia (TIM)

Në lidhje me lajmin e publikuar në media, në të cilën me letër Transparency International Macedonia (TIM) thekson se Qeveria vepron në kundërshtim me Ligjin dhe në lidhje me kërkesat për qasje deri te informatat me karakter publik, Qeveria e sheh të arsyeshme që ta njoftojë opinionin se këto pohime janë të pabaza.

Në lidhje me kërkesën të cilën Transparency International Macedonia(TIM) e dorëzoi më 13 qershor 2018, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si person kompetent, solli vendim me të cilin refuzohet kërkesa, absolutisht duke respektuar dispozitat ligjore.

Janë respektuar të gjitha dispozitat në përputhje me Ligjin dhe është vepruar sipas të të njëjtave, gjë që është konstatuar se kërkesa e Transparency International Macedonia (TIM) refuzohet, sepse dhënia e informatës së kërkuar është informatë e marrë ose e përpiluar për hetim, procedurë penale ose kundërvajtëse, dhënia e së cilës do të kishte pasoja të dëmshme për rrjedhën  e procedurës.