Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me shefin e Zyrës për lidhe të NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviç.
Në takim u shpreh mbështetje për procesin e integrimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe u theksua rëndësia për euro integrimet në kohën kur vendi shënon rezultate në planin e reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Është përfunduar se të gjithë në shtet duhet t’i përkushtohen rrumbullakimit të procesit të reformave, veçanërisht në gjyqësor dhe për zgjedhje presidenciale të suksesshme, që do t’i mundësojë shtetit të vazhdojë përpara.
“Këto janë momente kyçe për të ardhmen euro atlantike të shtetit. Qeveria e di përgjegjësinë e saj dhe bashkë me të gjithë aktorët politik dhe shoqëror në shtet, duke përfshirë edhe dialogun me opozitën, motivon zbatimin e reformave, veçanërisht në pjesën e gjyqësorit me qëllim të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, si dhe rrumbullakim të suksesshëm të procesit të NATO integrimeve deri në fund të vitit. Njëkohësisht jemi të përkushtuar rreth sigurimit të procesit zgjedhor të rregullt dhe të suksesshëm të shtetit dhe presim që të gjithë në shtet ta kenë parasysh pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim u bisedua edhe për mbështetjen që Zyra për lidhje e NATO-s në Shkup ia siguron shtetit tonë, ndihmën e nevojshme profesionale në procesin e integrimeve të tërësishme në NATO.
“Qëllimi ynë është Republika e Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrjen në misionet e NATO-s, pajisjen e Armatës, nëpërmjet rritjes graduale të mjeteve financiare për Armatën, të jetë anëtarja e 30-të e denjë e NATO-s”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev në takimin me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviç.