Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës njëditore në Bruksel u taku me Komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore të BE-së, Johanes Han.
Duke theksuar se mbledhja e 15-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim u mbajt në një periudhë me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në takim Kryeministri potencoi se alternativa e vetme për vendin tonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kryeministri Zaev shprehu bindjen se vetëm për disa muaj, Maqedonia e Veriut do të filloj të shkruaj ardhmëri të re, evropiane.
Në takim, euro-komesari Han e inkurajo Kryeministrin Zaev që të vazhdojnë me reformat në vend. U shprehë edhe mbështetja për dialog, si dhe pjesëmarrja e të gjitha partive politike në marrjen e vendimeve që janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev në takimin e sotshëm me Han potencoi se pret që për një muaj të mbahen zgjedhje presidenciale të suksesshme.