Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot kishte fjalim hyrës në 20 vjetorin jubilar të konferencës që u organizua nga SHA “Bursa e Maqedonisë” në të cilën fjalim patën edhe drejtori ekzekutiv i SHA “Bursa e Maqedonisë”, Ivan Shteriev dhe drejtoresha e Komisionit për letra me vlerë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nora Aliti.
Në vazhdim në tërësi ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev.
“Më paraqet kënaqësi që kamë nderin të hap këtë jubile 20 vjeçar të konferencës e cila në mënyrë tradicionale çdo vit e organizon SHA” Bursa e Maqedonisë”.
Bursa e Maqedonisë dhe tregu i kapitalit janë pjesë e rëndësishme e funksionimit ekonomik, të vendit tonë dhe roli dhe funksioni që ato kanë në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe kompanive kanë rëndësi të veçantë.
Shteti është këtu që të garantoj dhe të siguroj kushte tregu, të lira dhe transparente dhe marrëdhënie në ekonomi si dhe klimë biznesi atraktive me mundësi të barabarta, kushte tregu dhe rregulla për kompanitë.
Në kushte të këtilla alokimi i resurseve financiare dhe ekonomike si dhe tepricave do të realizohet në baza të tregut dhe me rregulla të vetërregullimit të tregut nëpërmjet ofertave dhe kërkesës që do të rezultojë me rritjen e konkurrencës së kompanive dhe suksesit të tyre më të madh në punë.
Transparenca e kompanive në bursë i bënë më atraktive për investitorët e vendit dhe të huaj dhe ndikon pozitivisht në menaxhimin e tyre korporativ që njëherit ka efekte pozitive edhe në cilësinë e instrumenteve financiare të disponueshme në tregun e kapitalit.
Zhvillimi i mëtejshëm i Bursës dhe të tregut të kapitalit duhet patjetër të jenë qëllimi ynë i përbashkët si segment i rëndësishëm që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë në tërësi, për përforcimin e sektorit privat dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Me këtë qëllim më lejoni të ndajmë me ju informacionet që Ministria e Financave kohë më parë nisi me pjesëmarrje zyrtare me obliguesit shtetëror të vazhdueshëm. Ky është hap pozitiv, implikacionet e të cilit në afat të mesëm dhe të afatgjatë do ti ndjenë të gjitha palët e interesuara – shteti, investitorët dhe tregu në tërësi.
Gjithashtu është formuar Këshill për zhvillimin e tregut të kapitalit me të cilin udhëheq Ministria e Financave dhe ka për qëllim ti shohë dhe kanalizoj interesat e të gjitha institucioneve të prekura dhe subjekteve të ndërlidhura me zhvillimin e ardhshëm të tregut të kapitalit.
Përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetje të vazhdueshme për zhvillim të mëtejshëm të tregut të letrave me vlerë janë të qarta.
Kemi detyrim të përbashkët ta mundësojmë këtë zhvillim për arsye se tregjet më të zhvilluara të kapitalit ju mundësojnë qasje kompanive në kapitalin më të lirë për zhvillimin e mëtejshëm, valorizim të tregut dhe fleksibilitet më të madh në raport me rrjedhat ekonomike.
Informacionet e fundit për vitin 2018 janë se rritet fitimi i Bursës të Maqedonisë së Veriut, për 120 për qind në krahasim me vitin 2017 që është edhe një vërtetim se jemi në rrugën e duhur dhe se kthehet besimi në ekonomin maqedonase dhe rritet optimizmi i investitorëve.
Në këtë vend të vogël në qendër të Ballkanit pritet ardhmëri stabile dhe me perspektiv, siguri serioze, procese integruese në bursë.