U mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me nënshkrimin e disa marrëveshjeve në interes të qytetarëve të të dyja shteteve

Kryetarët e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, sot kryesuan mbledhjen e Këshillit të Lart për bashkëpunim mes dy shteteve, e cila u mbajt si pjesë e aktiviteteve të përbashkëta ndërqeveritare dhe agjendës së vizitës zyrtare të Kryeministrit Cipras dhe delegacionit qeveritar të Greqisë në vendin tonë.

Në mbledhje morën pjesë edhe ministrat e të dyja qeverive të cilët referuan për bisedimet dhe marrëveshjet e arritura nga takimet e tyre dypalëshe, të cilët u mbajtën drejtpërdrejtë para mbledhjes së Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

 

Në hapjen e mbledhjes, në fjalimin e tij hyrës Kryeministri Zaev shprehu bindjen e tij se mbledhja e parë e Këshillit të Lart për bashkëpunim do të inicioj projekte të shumta me interes të përbashkët dhe se në të ardhmen këto takime do të shpeshtohen.

 “Kemi se çka të japim njëri tjetrit në këtë bashkëpunim. Kemi shumë për të kompensuar, dhe jam shumë i bindur se kjo është në interes të madh dhe në dobi për të gjithë qytetarët e të dy vendeve. Kur me Aleksis e nisëm këtë rrugëtim të rëndë që të përmbyllim këtë kontest që  kishim, ne nuk ishin të sigurt se do të arrijmë deri tek ky moment historik. Mund të them lirshëm, se para një viti, vetëm disa njerëz në të gjithë botën menduan se mund të arrijmë . Por unë e di, se ne çdo herë kishim ambicie dhe vullnet poliik që të shkojmë edhe më larg në ndërtimin e miqësisë sonë dhe në hapjen e mundësive të reja për raporte të mira dhe bashkëpunim më të fuqishëm,” theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV, në fjalimin hyrës të tij në hapjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.

Kryetari i Qeverisë së Greqisë, Aleksis Cipras në fjalimin hyrës të tij në mbledhje theksoi se kjo mbledhje është një ngjarje historik e cila e vërteton dëshirën e madhe që të avancohen raportet në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Kryeministri Cipras, theksoi se pas Marrëveshjes së Prespës, të dy vendet hapin një histori të re për të cilin do të frymëzohen dhe do ta avancojnë të gjithë gjeneratat e ardhshme të Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se të dy vendet hapën një kapitull të ri për iniciativa të përbashkëta në interes të rajonit dhe Evropës.

 Në vazhdim të punës së mbledhjes së Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, ministrat e të dy Qeverive informuan për takimet e përbashkëta, me çka vijoi nënshkrimi solemn i dokumenteve për bashkëpunim të vërtetuara në këto takime dhe në periudhën përgatitore për organizimin e kësaj vizite të parë zyrtare njëherit dhe historike të Kryeministrit dhe delegacionit qeveritarë të Greqisë në vendin tonë.

 

Kryeministri Zaev dhe Cipras e nënshkruan Planin e Veprimit për intensifikimin e rritjes së bashkëpunimit në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, me çka vijoi nënshkrimi i Marrëveshjes në fushën e mbrojtjes, mes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë Nacionale të Mbrojtjes të Greqisë, që e iniciuan Zëvendëskryetarja e  Qeverisë së RMV dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe Ministri i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis.

 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrja për Punë të Jashtme të Greqisë, Atanasija  Sija Anagnastopulu nënshkruan Memorandum për bashkëpunim  mes Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punë të Jashtme të Greqisë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Goran Sugareski si ministër i Transportit dhe Lidhjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kristos Spircis, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim në mes Ministrisë për Transport dhe Lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Infrastrukturë dhe Transport të Greqisë, si dhe Memorandum për mirëkuptim për zhvillim të lidhjes rrugore dhe hekurudhore Selanik-Shkup-Tabanovce.

Në mesin e dokumenteve për bashkëpunim, u nënshkruan Marrëveshja në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për nënshkrimin e hapjes së pikë kalimit kufitar në mes dy vendeve e cila do të lidh Majden në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Promahoj në Greqi, të cilën e nënshkruan Andrej Zhernovski, Zëvendësministër për Punë të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Atanasija Sija Anagnastopulu ministre për Punë të Jashtme të Greqisë.

Mbledhja e parë Këshillit të Qeverisë për bashkëpunim në mes dy vendeve e cila u mbajt si pjesë e aktiviteteve dhe agjendës të vizitës zyrtare të Kryeministrit Zaev dhe delegacionit qeveritar të Greqisë në vendin tonë, përfundoi me një foto të përbashkët të të dyja delegacioneve