Kryetarët e qeverieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në kuadër të vizitës së parë zyrtare, gjegjësisht vizitës historike të Kryeministrit dhe delegacionit qeveritar të Greqisë në vendin tonë, mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën informuan për takimin e tyre të përbashkët, si dhe për takimet dypalëshe të ministrave të të dyja qeverive dhe për mbledhjen e parë të Këshillit të Lart për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve në të cilën kryesuan dy kryeminsitrat.
Në fjalim e tij para gazetarëve, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e theksoi dimensionin historik të kësaj vizite.
“Dita e sotme është një përcaktim historik. Kur nga perspektiva e sotme do të shihni të kaluarën në marrëdhëniet e dy vendeve, shihni mundësi të humbura dhe kohë të humbur. Kur do të shihni të ardhmen që është para nesh, shihni mundësi të hapura dhe interesa të përbashkëta. Shihni dy fqinjë, popuj miqësorë, të cilët i treguan Evropës dhe botës se me vendime të guximshme dhe me dëshirë për unitet, ajo që deri dje dukej e pamundur, sot u bë realitet,” theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp.
Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës është e plotfuqishme dhe se realizimi i saj është një hap historik për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Marrëveshje e cila u mundëson dy vendeve të shfrytëzojnë kapacitin e plotë të potencialeve të tyre politike dhe ekonomike.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev theksoi se ai dhe Kryeministri Cipras në emër të dy qeverive e nënshkruan Planin e Veprimit të të gjitha aktiviteteve që i kontraktuan ministrat në takimet dypalëshe, të cilat përfshirënë kontratat për avancimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes dhe për bashkëpunimin e përbashkët, si dhe asistencën e Greqisë në procesin e anëtarësimit tonë në BE, si dhe nënshkrimi i memorandumeve në fushën e transportit, ekonomisë dhe energjetikës, digjitalizimit, bashkëpunimit ndërkufitar, shëndetësisë dhe bujqësisë.
“Më lejoni në këtë rast të veçoj edhe një iniciativë të përbashkët. Nënshkruam marrëveshje për hapjen e një kalimi kufitar të ri mes Promahoi nga ana greke dhe Majden nga ana jonë, në afërsi të Kavadarit. Jemi të bindur se ky kalim i ri kufitar mes dy vendeve, bashkë me kalimin kufitar në Prespë “Markova Noga – Agios Germanos”, do të jetë kontribut i veçantë për afrimin më të madh të popujve, për bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, si dhe për zhvillimin ekonomik lokal dhe bashkëpunimin ndërkufitar,” informoi Kryeministri Zaev dhe theksoi se gjatë pasdites, ai dhe Kryeministri Cipras do të hapin Forumin e biznesit, në të cilin do të marrin pjesë 400 sipërmarrës nga dy vendet.
“Me këtë Forum dhe me të gjitha përfitimet e përmendura nga Marrëveshja e Prespës, ne liderët e të dy vendeve, nga politika dhe ekonomia, ripërtërijmë një hapësirë historike në të cilën për nga natyra dy vendet tona duhet të bashkëpunojnë njëra me tjetrën dhe në të cilën është shumë e pritur dhe e nevojshme të krijohet mundësi për investime, shkëmbime tregtare dhe kulturore. Ti inkurajojmë mundësit e mëdha për dy popujt,” tha Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp me homologun e tij Cipras dhe shtoi se kjo vizitë historike është shprehje e fuqishme e vullnetit politik dhe një shenjë e qartë për modelin tonë të bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve të hapura si kontribut për një Ballkan të ri.