Himni kombëtar mbetet i njëjtë, nuk ka qenë temë diskutimi dhe për të nuk ka asnjë mosmarrëveshje.
Himni do të mbetet në mënyrë tekstuale dhe instrumentale i njëjtë.
Dje gjatë vizitës së delegacionit të Greqisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkaqe të intonacionit, shkaqe teknike dhe të organizimit, nuk u intonuan himnet e të dyja vendeve.
Për shkak të vonesës gjatë aterrimit të aeroplanit, u anashkaluan të gjitha aktivitetet solemne protokollare gjatë pritjes, duke përfshirë gardën, lulet, nderimet ushtarake, intonimi i himnit etj. Këto aktivitete u anashkaluan me qëllim të ruajtjes së agjendës ditore të punës të kryeministrave Zaev dhe Cipras, gjegjësisht që të arrijnë që gjatë ditës t’i realizojnë të gjitha aktivitetet e planifikuara të punës.
Marrëveshja e Prespës në asnjë mënyrë nuk reflektohet në himnin, i cili në asnjë moment nuk ka qenë dhe nuk do të jetë i kontestueshëm.
Si konfirmim, në periudhën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, himni jonë u intonua në disa raste në praninë e përfaqësuesve zyrtarë nga pala greke. Vetëm para disa ditëve në pritjen solemne në organizim të Ambasadës së Greqisë, me rastin e Ditës kombëtare të Republikës së Greqisë, himni i Republikës s Maqedonisë së Veriut u intonua para përfaqësuesve zyrtarë grek.
Gjithashtu mund të theksohet edhe intonimi i himnit tonë kombëtar gjatë ngritjes së flamurit të NATO-s para ndërtesës së Qeverisë, përsëri në praninë e përfaqësuesve të të gjithë korit diplomatik.
Himni u intonua gjatë garave sportive për kualifikim në Kampionatin evropian të volejbollit që u mbajt më 28 tetor të vitit 2018, kur garuan vendi ynë dhe Greqia në kategorinë meshkuj-sendor. Në mënyrë plotësuese, më 16 qershor, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut do të jetë qytet nikoqir i garës së fundit kualifikuese për Kampionatin evropian 2020 në volejboll, në të cilin reprezentacioni jonë do ta pret Greqinë, me ç’rast përsëri do të intonohen himnet e të dyja vendeve.