Kryeministri Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes Shekerinska në debatin diplomatik “Rruga për në Bruksel”: Jemi të bindur se anëtarësimi ynë në NATO do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, e vlerësojmë mbështetjen diplomatike

Kryeministri Zoran Zaev dhe Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot morën pjesë në debatin Diplomatik me temën “Rruga për në Bruksel” e cila në me rastin  Java së NATO-s, kur festohet “Dita e NATO-s- 3 prilli” u organizua nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Këshilli- Euroatlantik (ATA) dhe ambasadës së Republikës së Sllovenisë në vend.

Ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s në diskutimet  e tyre njëzëri mbështetën anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike. Ambasadori i Republikës së Polonisë Vojcieh Ticinjski  në fjalimin e tij, njoftoi se nesër Parlamenti i Polonisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shprehur mbështetjen e pakursyer për procesin politik me qëllim të realizimit të aspiratave euroatlantike të vendit.

"Me mbështetjen tuaj dhe me proceset e vlefshme të reformave dhe zgjidhjen e çështjeve kyçe për të ardhmen e vendit tonë, më 6 shkurt të këtij viti, e nënshkruam Protokollin për aderim në selinë e NATO-s. Arritëm një nga obligimet tona strategjike, e kjo është të bëhemi anëtare e NATO-s. Këtë përcaktim historik për vendin tonë e arritëm me investimet në më tepër gjenerata të cilat nuk u dorëzuan dhe u përpoqën shumë që ta realizojmë vizionin dhe qëllimin tonë strategjik: Të bëhemi pjesë e familjes euroatlantike", theksoi Kryeministri Zaev, i cili shprehu bindje se anëtarësimi i vendit do të kontribuojë plotësisht për stabilitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore dhe do të ketë rol kyç në krijimin e një imazhi të ri pozitiv për rajonin.

“Nuk ka dyshim se anëtarësimi i vendit tonë në NATO është garanci për perspektivën e sigurisë dhe stabilitetit. Në mënyrë shtesë, ajo hap horizontet për vizion më të madh dhe ardhmëri të qartë për progresin tonë  politik dhe ekonomik.

Gjithsesi, kjo përfshin pjesëmarrje të barabartë edhe në ndarjen e përgjegjësive të përbashkëta për aktivitetet dhe ardhmërinë e Aleancës. Si anëtare e ardhshme e barabartë e NATO-s, ne jemi të gatshëm që plotësisht të ndajmë barrën, detyrat dhe përgjegjësitë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar", theksoi Kryeministri Zaev.

Ai theksoi se në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes për 0,2  për qind të Prodhimit Bruto të Brendshëm (PBB), për çdo vit, duke pasur vullnet të fortë politik dhe përkushtim që për arritjet të ndahen përqindje nga PBB-ja e vendit,  më së voni deri në vitin 2024.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Shekerinska, në fjalimin e saj theksoi se situata aktuale kur Maqedonia e Veriut është para plotësimit të qëllimit të saj strategjik, që të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, vetëm para një viti, ishte  joreale dhe tepër optimiste, por  rezultatet dhe puna e tepërt e dëshmuan  të kundërta.

“Kjo dëshmon se nuk ka qëllim optimist të tepërt, nëse ka vullnet politik dhe nëse punohet rezultatet vijnë. Punuam me vështirësi për reformat e vendit, për reformat e mbrojtjes dhe me argumente arritëm t’i bindim edhe skeptikët më të mëdhenj, se ky vend mund të transformohet, të kapërcejë prej një situatë krize  dhe të ofrojë model për sjellje të ndryshme në Ballkan”, tha ministrja Shekerinska, e cila shtoi se dyert e hapura në NATO nuk janë dhuratë, por shans i fituar për vendin tonë dhe u falënderua për mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësuesve të tyre në debatin e sotëm.

Ministrja Shekerinska theksoi se përfitimet nga anëtarësimi në NATO janë siguria dhe prosperiteti dhe veçanërisht iu përkushtua çështjes, çka do të fitojë NATO-ja nga anëtarja e saj e re.

 

“Do të ofrojmë mundësi të reja, në qershor në poligonin Krivollak do të mbahet tanimë stërvitja më e madhe ushtarake në territorin tonë. Stërvitja “Goditje e vendosur 19” në të cilën do të marrin pjesë mbi 3.000 ushtarë, jo vetëm nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe nga SHBA-të, Bullgaria, Shqipëria, Lituania dhe Mali i Zi.

“Kjo për ne do të jetë edhe shenjë nderi dhe simbolikë për anëtarësimin tonë të ardhshëm në NATO, por edhe sfidë dhe përgjegjësi e madhe për të treguar se si anëtare e ardhshme jemi të aftë të përballemi me sfida logjistike, të organizuara dhe politike”, konkludoi ministrja e Shkerinska, duke falënderuar për ratifikimin e Protokollit, i cili përfundoi në 9 vende anëtare të NATO-s dhe theksoi se qëllimi është që procesi të përfundojë shpejtë dhe në mënyrë efikase.  

Debati i sotëm në temën: “Rruga për në Bruksel”, sipas fjalimeve të pjesëmarrësve, ka për qëllim t’u dërgohet mesazh i fuqishëm vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s, për përfundimin sa më të shpejtë të procedurave dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, sipas së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e plotfuqishme e NATO-s.  

 


 

Kryeministri Zaev në debatin Diplomatik me temë: “Rruga për në Bruksel”: Me mbështetjen e vendeve-anëtare të NATO-s, do të arrijmë qëllimin strategjik që bëhemi anëtare e barabartë në Aleancë

Kryeministri Zoran Zaev dhe Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot morën pjesë në debatin Diplomatik me temën “Rruga për në Bruksel” e cila në me rastin  Java së NATO-s, kur festohet “Dita e NATO-s- 3 prilli” u organizua nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Këshilli- Euroatlantik (ATA) dhe ambasadës së Republikës së Sllovenisë në vend.

Para diplomatëve të pranishëm, të cilët në një diskutim të frytshëm shprehën mbështetjen për realizimin e aspiratave euro-atlantike të vendit dhe përpjekjet e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e proceseve reformuese dhe realizimin e aspiratave euro-atlantike të vendit.

Në vazhdim Ju përcjellim fjalimin integral të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Më lejoni që në fillim të Ju përshëndes në emrin tim, në emër të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjithsesi në emrin tonë të përbashkët të ju uroj debat dhe mision të  suksesshëm, frymëzues diplomatik me temën “Rruga për në  Bruksel” në korniza të manifestimit  Java e NATO-s.

Këtë vit, manifestimi Java e NATO-s, mbahet në dritën e dy ngjarje të rëndësishme: edhe atë 70 vjetori i themelimit të NATO-s dhe 20 vjetori i themelimit të Aleancës Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nëse në këto përvjetor ja shtojmë edhe shifrën e tretë të rumbullakësuar e cila paralajmëron se së shpejti vendi ynë do të bëhet vendi i 30-të anëtarë i NATO-s, atëherë me të vërtet ne kemi një rast të  rëndësishëm për këtë debat, si dhe për festimin të këtyre dy përvjetorëve të rëndësishëm.

 

Të nderuar ambasador, miq dhe partner

Së bashku po lëmë një pjesë të rëndësishme të rrugës sonë drejt aleancës si partner i barabartë.

Më mbështetjen tuaj, dhe me proceset e reformave të vlefshme dhe zgjidhjen e çështjeve kyçe për të ardhmen e vendit tonë, me 6 shkurt të këtij viti e nënshkruam Protokollin për aderim në selinë e NATO-s.

Arritëm një nga obligimet tona strategjike, dhe ajo është të bëhemi pjesë e NATO-s.

Ky përcaktim historik për vendin tonë e arritëm duke investuar në shumë gjenerata të cilët nuk u gjunjëzuan dhe punuan shumë për të realizuar vizionin tonë dhe qëllimin strategjik: Të bëhemi pjesë e familjes euro-atlantike.

Për këtë qëllim, për këtë vizion, ekziston mbështetje më e gjerë, përmes një spektri të plotë të peizazhit tonë etnik dhe politik. Kjo na dha një motivacion shtesë që të realizojmë këtë qëllim si një vendim tonin sovran.

Motivimi dhe inkurajimi kanë edhe një rëndësi më të madhe për shkak të mbështetjes së pandarë të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që sa më shpejt të jetë e mundur të pranojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e plot, si partner i besueshëm dhe dinjitoz në aleancën ushtarake më të fuqishme në botë.

Tashmë nëntë vende anëtare të NATO-s kanë ratifikuar Protokollin për pranimin e vendit tonë në aleancë. Disa të  tjerë filluan procesin sipas procedurave të tyre të brendshme. Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha ato procedura dhe protokolle që duhet të respektohen. Gjithsesi nuk kemi asnjë dyshim se anëtarësimi në NATO i vendit tonë është garanci për perspektivën dhe sigurinë, si dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjithë rajonin tonë.

Kjo në mënyrë plotësuese hap  horizonte për një parashikim më të madh dhe një të ardhme të qartë për përparimin tonë politik dhe ekonomik.

Gjithsesi, kjo përfshin pjesëmarrjen e duhur të barabartë dhe ndarjen e përgjegjësive të përbashkëta për aktivitetet dhe të ardhmen e Aleancës. Si anëtar i ardhshëm i plotë i NATO-s, jemi gati të ndajmë plotësisht barrën, detyrat dhe përgjegjësitë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, e dini se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur për të rritur shpenzimet e mbrojtjes me 0.2 për qind të PBB-së çdo vit, me qëllimin përfundimtar të arrijmë 2 për qind të PBB-së, jo më vonë se në vitin  2024.

Qeveria jonë do të bëjë gjithçka për të rritur pjesëmarrjen tonë në misionet e udhëhequra nga strukturat e NATO-s si dhe në strukturat e NATO-s. Ky është një prioritet për ne kur bëhemi anëtare e plotë e Aleancës.

Si një vend-anëtarë i ardhshëm i 30-të, ne duam që të sigurojmë kontributin tonë në formimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në një rajon të qetë, prosperues dhe demokratik, si dhe për të dhënë një kontribut serioz për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Evropën jug-lindore.

Jemi të bindur se kjo do të luaj një rol të rëndësishëm dhe kyç në krijimin e një imazhi të ri, pozitiv  dhe perceptim për të gjithë rajonin tonë.

Çdo gjë që  kemi arritur, sidomos në vitin e kaluar, e dëshmon qartë përkushtimin tonë të fuqishme dhe marrjen e obligimit që ta bëjmë vendin tonë më të sigurt dhe më stabil.

Unë vlerësoj se të gjithë mund të dakordohemi, se vetëm për një vit e gjysmë, Qeveria arriti, së bashku me qytetarët, me miqtë, juve-në mes të tjerash dhe të pranishmit këtu, ta kthej vendin në rrugën e vërtet, rrugën pa kthim euro-atlantike, gjithsesi me zgjidhjen e sfidave kryesore për të ardhmen e shoqërisë dhe vendit.

Proceset që i kaluam nuk ishin të lehta. Por gjithashtu ishte shumë e qartë se janë shumë të rëndësishme  për ardhmëria e vendit tonë  dhe se patjetër duhet të kishin zgjidhje pozitive.

Marrëveshjet e nënshkruara me fqinjët tanë Bullgarin dhe Greqinë janë dëshmi e rëndësishme për  pjekurin dhe aftësinë të ndërtojmë ura mirëkuptimi të miqësisë dhe bashkëpunimit.

Ne kemi arritur të vendosim themelet e zhvillimit të ardhshëm të një partneriteti të fortë, për të cilin jemi të sigurt, se në mënyrë të drejtpërdrejt  do të kontribuojmë për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe stabilitetit.

Natyrisht, kjo është një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për rajonin tonë, por për të gjithë zonën e interesit të vetë NATO-s. rajonal.

Bazuar në përvojën tonë, ne besojmë fuqimisht se procesi i përgatitjes së vendeve të Rajonit për  Anëtarësim në BE dhe NATO është një element kyç për transformimin e tyre pozitiv.

Republika e Maqedonisë Veriut është e gatshme, nëpërmjet bashkëpunimit, të mbështesë të gjitha vendet nga fqinjësia jonë në përmbushjen e qëllimeve të tyre strategjike.

Ju siguroj se vendi ynë është plotësisht i përgatitur të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë aleatët tanë.

Dua këtu të ndaj, në mënyrë reale dhe të hapur, përshtypjet e para nga  ftesa  së NATO-s, të gjitha proceset e ratifikimit që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe dhe miqësia e përgjithshme që është ndërtuar me fqinjët.

Shifrat janë prova e padiskutueshme se ato përsëriten si në vendet e tjera, ato janë të shkëlqyera tek ne. Kemi kaluar rekorde të reja, investimet e huaja janë dy herë më të mëdha se vitet më të mira të ekzistencës sonë si një vend i pavarur deri më sot, industria po rritet me 7.5 përqind, pra me 12 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Shkalla e papunësisë është në rënie, nga 27 për qind 22 muaj më parë, tani është 19.4 për qind. Të mos flasim për  PBB-në, e cila ishte -1.8 për qind, 22 muaj më parë, tani është 3.7 për qind. Ky tremujor i parë ka të dhëna serioze, për shkak të industrisë, por edhe veprimtarive shërbyese, konsumit total, eksporteve dhe importeve, tregtisë së përgjithshme, që ne mund të presim mbi 4 për qind rritje.

Kjo është NATO. NATO sjell inkurajim, stabilitet, siguri që definitivisht jep reflektime pozitive. Sigurisht që rezultatet e këtyre arsyeve për këto rezultate janë  edhe reformat, që ndodhin brenda vendit, por ato janë të motivuara nga ftesa në NATO dhe nga procesi.

Që të kemi reforma të suksesshme, e dini se dialogu është hapur me opozitën, dhe projektligji për shërbimet e sigurisë është finalizuar tashmë në aspektin politik, presim që të caktohet një mbledhja në Parlament.  Së bashku punuam me ekspertët e NATO-s,  nga shumë vende anëtare të NATO-s,  të cilët na ndihmuan këtu së bashku me NATO administratën dhe zyrës së NATO-s, e cila është këtu, mbetet  vetëm Ligji për Prokurorin Publike.  Unë besoj  se nwpwrmjet dialogut gjithçka wshtw e mundur. Të gjithë jemi subjekte politike serioze dhe kur tani më erdh fundi që një Ligj në mënyrë politike ta harmonizojmë , jam i bindur se janë vlen ti japim të gjitha fuqitë tona, që të sillet një zgjidhje, që ti kem të gjitha argumentet që gjithsesi janë të rëndësishme për BE-në por janë të rëndësishme edhe për NATO-n.

Sundimi i së drejtës , vlefshmëria e ligjit para së gjithash, kapacitetet serioze të institucioneve, janë pjesë e kritereve për anëtarësimin në NATO dhe një pjesë e vlerave të NATO- Aleancws.

Prandaj, duke ndarë vlerat tona të përbashkëta: përkushtimin ndaj demokracisë, lirisë, ekonomisë së tregut të lirë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, vendi ynë do të japë kontributin e saj pozitiv si një shtet i ri, anëtar i 30-të i NATO-s.

Unë dua  më të vërtetët që momentet e anëtarësimit tonë në NATO të jenë shumë logjike, me shumë arsye,por edhe të tregojnë kapacitetin e brendshëm që vendimet jo vetëm që frymëzohen nga motive politike, por në fakt ky vend i vogël, mik me të gjithë, me të vërtetë meriton për të qenë shteti i ardhshëm i 30-të i NATO-s ".