Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takuan me znj. Korin Jonker, shefe e Misionit monitorues të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Në takim u vlerësua rëndësia për sigurimin e kushteve për një proces të rregullt dhe të suksesshëm për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe për nevojën e përgjegjësisë së lartë nga të gjitha subjektet në shtet, për t’u siguruar shprehja demokratike e qytetarëve.
“Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ne jemi tërësisht të përkushtuar që të zbatojmë proces komplet të besueshëm demokratik dhe transparent për realizimin e zgjedhjeve presidenciale të pastra dhe korrekte. Për këtë kemi biseduar edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare dhe jemi të hapur për vazhdim të dialogut me atë dhe me partitë e tjera politike në interes të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë” , theksoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev shtoi se fushata e kandidatëve për president të shtetit, e cila ka filluar para disa ditëve, mbahet në atmosferë të qetë, duke e nënvizuar përkushtimin dhe përgjegjësinë e Qeverisë për sigurimin e procesit të rregullt, të lirë dhe të suksesshëm për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në takim është biseduar edhe për më shumë tema aktuale me fokus në zgjedhjet presidenciale.
Në takim u përmend rëndësia e Raportit që do ta përgatis OBSE/ODHIR për zgjedhjet e ardhshme, duke pasur parasysh faktin që Maqedonia e Veriut pret fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve, gjë që sipas Kryeministrit Zaev, është me rëndësi të veçantë nga se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i cili respekton vlerat demokratike dhe evropian dhe ka të vetmin qëllim që të vazhdoj në atë drejtim.
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-së me vëmendje i përcjellin proceset dhe aktivitetet për punën e institucioneve, raportimin e mediave gjatë fushatës, përfshirë edhe monitorimin e ditës së zgjedhjeve, duke bashkëpunuar me monitoruesit e Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.