Kryeministri Zaev në Konferencën Forumi për Regjistrat Koorporative: Portali i Regjistrit Rajonal është mbështetje e fuqishme për klimë të shëndoshë afariste dhe e promovon vendin tonë si destinacion i volitshëm për investime dhe lidhje me rajonin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në Konferencën e 16 vjetorit të Forumit për Regjistrat Koorporative në organizim të Regjistrit Qendror. Në këtë ngjarje, fjalim mbajtën drejtoresha e Regjistrit Qendror të RMV-së, Marija Boshkovska Jankovski, kryetarja e Forumit për Regjistrat Koorpotative, Rozan Bell dhe sekretari i Forumit të Regjistrit Koorporativ, Majkll Brosnahan, të cilët theksuan rëndësinë e kësaj Konference.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua dërgojmë fjalimin integral të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Më lejoni që për fillim t’ju uroj për organizimin e Konferencës së 16-të të Forumit të Regjistrave të Biznesit.  

Veçanërisht uroj drejtoreshën e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska Jankovski, si nikoqire e Forumit botëror dhe të të gjithëve që janë përfshirë në ekipin e punës.

Nismat për lidhjen rajonale dhe ndërkombëtare që i ndërmori Maqedonia e Veriut dhe institucioni nikoqir i Forumit – Regjistri Qendror, kanë qëllim të përbashkët: zhvillimin e RMV-së në nivel global, promovimin si vend me klimë të volitshme afariste për investitorët e huaj dhe të vendit, hapja e përgjithshme e tregut të Maqedonisë së Veriut dhe zhvillimi i investimeve kapitale.

Si shtyllë në krijimin e klimës afariste në vend dhe promotor i dialogut ndërmjet sektorit privat dhe publik, Regjistri Qendror u shndërrua në servis elektronik të komunitetit të biznesit dhe qytetarëve në RMV.

Mu për këtë, paraqet shtytës me rëndësi në formulimin e kërkesave të transformuara në iniciativat reformuese dhe politike të Qeverisë, të cilat janë të drejtuara për rritjen e ekonomisë, promovimin e klimës afariste të volitshme dhe të shëndoshë dhe promovimin e vendit tonë si destinacion i volitshëm për investime.

Në këtë rast dëshiroj të uroj lëshimin në përdorim të portalit të Regjistrit Rajonal nga ana e Agjencisë së Regjistrave të Biznesit të Republikës së Serbisë dhe Regjistrit Qendror të RMV-së, të mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Si pjesë e kornizës së gjerë të procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, portali i Regjistrit Rajonal paraqet një nga projektet fundamentale infrastrukturore për lidhjen e rajonit. Me atë sigurohet qarkullim i lirë i informatave dhe hapat e biznesit dhe krijim i tregut të përbashkët, ndërsa themelimi i Bordit drejtues të portalit ishte pikërisht këtu në tetor vitin e kaluar.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si qëllim kryesor ka zhvillimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare në rajon.

Në mënyrë aktive promovojmë regjionalizimin, si një nga kushtet themelore për nxitjen e rritjes dhe zhvillimit të të gjitha ekonomive. Portali i Regjistrit Rajonal bashkë me projektet për përfshirjen e unionit doganor të përbashkët, zhvillimin e lidhjeve të komunikacionit dhe infrastrukturore në rajon, duhet të mundësojnë funksionim real të tregut të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Suksesi i këtij procesi nga njëra anë do të kontribuojë në sigurimin e tregut më të madh për subjektet e vendit, ndërsa nga ana tjetër do t’i nxisë investimet e huaja të drejtpërdrejta në gjithë rajonin.

Ju dëshiroj punë të suksesshme gjatë Konferencës. Sesione të suksesshme të punës për realizimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjellë.

Kjo ndihmon shumë komunitetin e biznesit dhe nismat e tyre, si dhe ka rëndësi të madhe për institucionet qeveritare, për të realizuar vizionin e tyre qeveritar për rritjen dhe zhvillimin e vendit tonë”.