Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e rregullt të 129-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 129-të me disa pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë në interes të qytetarëve.

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së do të jep mendim për informatën për realizimin e projektit për ndërtimin e 14 pishinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Agjencisë për të rinj dhe sport.

Ministria e vetëqeverisjes lokale, në këtë mbledhje do ta prezantojë informatën për realizimin e aktiviteteve për mbështetjen e sektorit privat nga ana e Qendrave për zhvillim të rajoneve të planifikuara – Qendra afariste rajonale në kompetencë të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.

Në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohet informata për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në samitin e 8-të të kryetarëve të qeverive në procesin për bashkëpunim të Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mendim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi Strategjinë rregullatore për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuele.  

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Informata për shpërndarjen e mjeteve nga Programi për shpërndarje të mjeteve të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese për vitin 2019, për financimin e federatave sportive kombëtare dhe projekte të Agjencisë për të rinj dhe sport për avancimin e sportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe informata për zbatimin e Planit kombëtar për menaxhim me cilësitë e sektorit publik për periudhën 2018-2020, me propozim të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë.