Kryeministri Zaev me rastin e Ditës së doganës: Epoka e re e doganës digjitale është qëllimi ynë i realizueshëm dhe një nga kushtet e rëndësishme për rritje më të shpejtë ekonomike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendësministrja e Financave, Shirete Elezi dhe drejtori i Drejtorisë Doganore të RMV-së, Gjoko Tanasovski, sot morën pjesë dhe mbajtën fjalim në evenimenin e organizuar me rastin e shënimit të Ditës së doganës dhe 27 vjetorin e ekzistimit të Drejtorisë Doganore të RMV-së.

Në bashkëngjitje ua përcjellim në mënyrë integrale fjalimin e Kryeministrit Zaev.

“Sot shënojmë 14 prillin – Ditën e doganës dhe 27 vjetorin e ekzistimit të Drejtorisë Doganore të RMV-së.

Për disa shkaqe, shënimi i kësaj dite është i rëndësishëm për shtetin tonë dhe qytetarët.

Drejtoria Doganore dhe punonjësit doganorë janë kontakti i parë me vendin tonë, ato janë pasqyra e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Puna në doganë është nxitje dhe parakusht i rëndësishëm për avancimin e tregtisë ndërkombëtare të vendit tonë.

Si rezultat i punës së përkushtuar dhe të ndershme, Drejtoria Doganore u tregua si një nga pjesëmarrësit më të mëdhenjë dhe serioz në sigurimin e të ardhurave në Buxhetin e vendit tonë.

Këto fakte tregojnë sa është i rëndësishëm roli i Drejtorisë së Doganës në krijimin e ambientit ekonomik të shtetit.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe rajoni përballen me sfidën e rritjes së numrit të udhëtarëve dhe vëllimit të mallërave, në kushte kur ka teknologji e cila e ndryshon rrethin ekomnomik në të cilin vepron Drejtoria Doganore.

Qeveria e RMV-së në krijimin e politikave merr parasysh sfidat se si të sigurojë qarkullim ndërkufitar të shpejtë dhe pa pengesë të mallërave, udhëtarëve dhe mjeteve të transportit.

Drejtoria Doganore bashkë me agjencitë kufitare të tjera ka rol tejet të rëndësihsëm në lehtësimin e tregtisë dhe udhëtimeve nëpërmjet procedurave kufitare të thjeshtëzuara, të standardizuara dhe të harmonizuara.

Nga këto shkaqe, paraqitet nevoja – dogana të ketë rol udhëheqës në konsolidimin dhe thjeshtësimin e mëtejshëm të aktiviteteve ditore, për lehtësimin dhe thjeshtësimin e qarkullimit të mallërave dhe udhëtarëve përtej kufijve.

Në këtë mënyrë mund të vërtetohen dhe të vazhdojnë marrëdhënjet fqinjësore dukshëm të përmirësuara. Mu për këto shkaqe, Qeveria në mënyrë serioze punon për konceptin e kontrolleve të përbashkëta me një ndalesë – One stop shop – e cila duhet dukshëm të përmirësojë dhe lehtësojë jetën e qytetarëve dhe të gjitha subjekteve afariste, nga të dyja anët e kufirit.

Në konceptin për punë doganore bashkëkohore (Smart Borders) theksohet roli i doganës si një nga mbështetësit kryesor të Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Nëpërmjet krijimit të kushteve të drejta për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën doganore, me procedura të thjeshtëzuara, të standardizuara dhe të harmonizuara, duhet të sigurohet dërgim në kohë i të gjitha lëndëve për industrinë, të ulet konkurrenca jo e drejtë në bashkësitë lokale, të hapen mundësi për bashkësitë e margjinalizuara dhe qasje deri te tregjet e reja. Dogana duhet të krijojë kushte transparente dhe të dukshme për tregtinë, nëpërmjet lehtësimit të tregtisë ligjore e cila duhet të kontribuojë për rritje dhe zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës në vendin tonë.

Për tu realizuar këto qëllime, Dogana duhet të zhvillohet mëtej nëpërmjet shfrytëzimit të paisjeve të reja digjitale.

Në drejtim të rritjes së numrit të madh të të dhënave që duhet të përpunohen, të ndahen dhe të anallizohen në mënyrë efikase, sistemi i ri për përpunimin e dokumenteve të akcizave doganore është përgjigje e këtyre pyetjeve. Drejtoria Doganore duhet të bazohet në proceset automatike për përpunimin e të dhënave që duhet të kontribuojnë për pagesë më të mirë të të ardhurave, analizë më të mirë në rast rreziku, siguri më të madhe dhe ulje të rreziqeve nga kërcënimet.

Me rëndësi është të theksoj se Qeveria është tërësisht e përkushtuar për realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve të Procesit të Berlinit për krijimin e një sfere ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor, të shënuara në qëllimet shumëvjeçare të veprimit.

Më lejoni të shpreh falënderim deri te Bashkimi Evropian, deri te vendet anëtare të BE-së, deri te Banka Botëror, USAID, GIZ dhe IFC për donacionet dhe mbështetjen e vazhdueshme që na e japin për modernizimin dhe avancimin e punës doganore.

Epoka e re e doganës digjitale është qëllimi ynë i realizuar dhe një nga kushtet e rëndësishme për rritje dhe zhvillim të shpejtë ekonomik.

Në fund dëshiroj të gjithë punonjësve doganor t’u uroj shënimin e Ditës së doganës dhe 27 vjetorin e ekzistimit të Drejtorisë Doganore të RMV-së dhe t’u siguroj se si Qeveri do të vazhdojmë me mbështetjen dhe promovimin e të gjitha instrumenteve, iniciativave dhe paisjeve të duhura për mbështetjen e Drejtorisë Doganore, nëpërmjet digjitalizimit, automatizimit, punës pa letër dhe ndërtimit të cfarëdo lloji të kapaciteteve.

Me këto përpjektje, jam i bindur se do ti përmbushim qëllimet tona të përbashkëta.

Të nderuar punonjës të Doganës, urime Ditën e doganës!“