Në suazat e Samitit të 8-të të kryetarëve të qeverive të vendeve të EQL dhe RP të Kinës nga procesi për bashkëpunim 16+1, u realizua takim dypalësh ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev dhe delegacionit qeveritar dhe Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Çekisë, Andrej Babish.
Qëllimi i takimit është afirmimi i marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe hapja e fushave të reja për bashkëpunim në ekonomi, integrimet euroatlantike të vendit tonë, si dhe në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme. Në këtë drejtim Kryeministri Zaev e përmendi vizitën zyrtare të fundit të Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Çekisë, Jan Hamaçek në RMV, si nxitje e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Këtë vit mbushim 25 vite nga lidhja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Republika e Çekisë është mik i madh dhe vend mbështetës. Kemi potencial të madh të rrisim bashkëpunimin tonë ekonomik. Shkëmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve tona, vitin e kaluar u rrit për 10%. Kompanitë çeke janë të mirëseardhura dhe do të marrin edhe mbështetje dhe do të trajtohen në mënyrë të barabartë si kompanitë e vendit, përderisa vendosin të investojnë në RMV”, tha Kryeministri Zaev.
Në lidhje me integrimet euroatlantike dhe vendimin e rëndësishëm që na paraprin për fillimin e negociatave me BE-në, nga ana e Kryeministrit Babish u shpreh bindje se Republika e Çekisë do t’i ofrojë mbështetje të nevojshme dhe ndihmë vendit tonë për të marrë vendim pozitiv për fillimin e negociatave.