Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të mbajtjes së Samitit të 8-të të kryetarëve të qeverive të vendeve të EQL dhe RP të Kinës nga procesi 16+1 në Dubrovnik në Republikën e Kroacisë, realizoi takim me kryeministrat e Kroacisë dhe Greqisë, Andrej Plenkoviq dhe Aleksis Cipras.
Në takim u shpreh mbështetja e madhe e Kroacisë dhe Greqisë për integrimet euroatlantike të RMV-së për fillimin e negociatave me BE-në në qershor, si dhe për përfundimin e tërësishëm të procesit për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.
Në kuadër të këtij takimi trepalësh u potencua përpjekja nga ana e kryeministrave se në të ardhmen në mënyrë intensive do të punohet në përforcimin e relacioneve dhe lidhjeve ekonomike ndërmjet tre vendeve, për avancimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërlidhja infrastrukturore që do të japë efekt pozitiv për ekonomitë e vendeve dhe përfitime do të ndjejnë qytetarët e të tri vendeve, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Greqia.