Qeveria dhe ministritë

Përbërja e 20-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Më 23 qershor të vitit 2024, Kuvendi e zgjodhi Qeverinë e re me propozimin e kryeministrit të sapozgjedhur Hristijan Mickoski. 

Pas debatit dyditor për Propozim-programin e punës së Qeverisë dhe përbërjen e tij, shumica e deputetëve votuan për ministrat e propozuar nga mandatari Mickoski në 20 resore dhe për tre ministra të tjerë pa portofol.

 

Lista e ministrave:

  • Ministër i Mbrojtjes: Vllado Misajllovski
  • Ministër i Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski
  • Ministër i Drejtësisë: Igor Fillkov
  • Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive: Ivan Stoilkoviq
  • Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme: Timço Mucunski
  • Ministër për Çështje Evropiane: Orhan Murtezani
  • Ministër i Financave: Gordana Dimitrieska Koçoska
  • Ministër i Ekonomisë dhe Punës: Besar Durmishi
  • Ministër i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale: Sanja Bozhinovska
  • Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave: Cvetan Tripunovski
  • Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari
  • Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska
  • Ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini: Fatmir Limani
  • Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Zllatko Perinski
  • Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Zoran Lutkov
  • Ministër për Transformim Digjital: Stefan Andonovski
  • Ministër i Aministratës Publike: Goran Minçev
  • Ministër i Transportit: Aleksandar Nikolloski
  • Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Izet Mexhiti
  • Ministër për Sport: Borko Ristovski

 

  • Ministra pa portofol: Lupço Dimovski, Shaban Saliu, Arben Fetai

 

(Ky është version fillestar punues, i cili do të përditësohet).