Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, me fillim në orën 10:00 do të mbajë mbledhjen e 130-të të rregullt.
Para ministrave do të parashtrohet informata në lidhje me nisjen e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme 2018-2023, me Plan veprimi.
Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme është edhe informata për progresin e realizimit të Planit të veprimit për platformat e qasjes për personat me aftësi të veçanta, si dhe Informata për përgatitjen Strategjisë kombëtare për sistemin e shëndetësisë elektronike, me Propozim- vendim.
Si material për informim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta shqyrtojë Informatën për progresin sa i përket sigurimit të softuerit të veçantë (program) për futjen dhe përpunimin e të dhënave për fatkeqësi të komunikacionit “Procesverbal elektronik i inspektimit të fatkeqësive në komunikacion”, si dhe informata për progresin dhe realizimin e projektit “Krijimi i standardeve të kompetencave profesionale”.