Takim i përfaqësuesve të Qeverisë me përfaqësuesit e Sindikatit për industri, energjetikë dhe xehtari dhe përfaqësuesit e punonjësve të cilëve u është ndërprerë marrëdhënja e punës në Eurokompozit

Përfaqësuesit e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë, Zëvendëskryetarit të Qeverisë të ngarkuar për Çështje Ekonomike dhe kryetari i Bordit drejtues të kompanisë “Eurokompozit 11 Tetori” SHA Prilep, Toni Petreski realizuan takim me përfaqësuesit e Sindikalit për industri, energjetikë dhe xehetari dhe përfaqësuesit e punonjësve të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në kompani.

Qëllim i takimit janë çështjet lidhur me pagesën e obligimeve të mbetura dhe të papaguara në bazë të pagave, kontributeve të pagave, pagesave nga ndërprerja dhe kthimi i parave të punonjësve.

Nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë u theksua se problemet me të cilat ballafaqohet “Eurokompozit 11 Tetori”, shtyhen më tepër vite dhe se të njëjtat janë lëndë e shqyrtimeve të vazhdueshme në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje përfundimtare dhe tejkalim i gjendjeve në Kombinat.

Si hap i parë në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen punonjësit është përmendur, se me ndryshimet e Ligjit për sigurim financiar të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjes me pronësi dominuese në shtet, 153 persona nga kompania janë nën përkujdesje dhe marrin kompensim mujor në përputhje me Ligjin. Në këtë mënyrë Qeveria përmbushi një pjesë nga obligimet e ndërmarra nga ana e saj.

Njëkohësisht, përfaqësuesit e Sindikalit për industri, energjetikë dhe xehetari dhe punonjësit të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në kompani, u njoftuan për të gjitha hapat të cilat po ndërmerren për tejkalimin e problemeve ekzistuese në kombinat, para së gjithash për zgjidhjet e mundshme në lidhje me obligimet për marrëdhënie të punës së punonjësve.

Në takim u theksua se një një periudhë të shkurtër pritet të bëhet pagesa e një pjese të pagesave nga ndërprerja e punës.

Në lidhje me funksionimin e ardhshëm dhe fatin e ardhshëm, përfaqësuesit e Sindikalit për industri, energjetikë dhe xehetari dhe punonjësit të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës u njoftuan se kërkohet zgjidhje me partnerët e huaj strategjik të cilët janë të interesuar të investojnë në “Eurokompozit 11 Tetori” dhe me këtë pritet të zgjidhen edhe çështje të tjera në lidhje me të drejtat e punonjësve në Kombinat, gjegjësisht pagesa e një pjese të kontributeve të mbetura në bazë të marrëdhënies të punës.