Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Takimi me punëdhënësit e industrisë të tekstilit është me kërkesë të tyre për të biseduar rreth zhvillimit të industrisë së tekstilit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë kategorike i përgënjeshtron dhe i vlerëson si aluzion pohimet e VMRO-DPMNE-së për takimin e Kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Financave, Dragan Tevdovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska me delegacionin e punëdhënësve të industrisë së tekstilit.

 

Qeveria njoftoi se takimi është organizuar me kërkesë të punëdhënësve të industrisë së tekstilit, me qëllim që të bisedohet për avancimin e kushteve për zhvillimin e industrisë së tekstilit.