Kryeministri Zaev: Vizita e Papa Françeskut në qytetin e lindjes së Shën Nënë Terezës sjell mesazh të pajtimit dhe solidaritetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ipeshkvi i Shkupit dhe dioqezës Strumicë-Shkup, monsinjor Kiro Stojanov dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski, sot mbajtën konferencë të përbashkët shtypi në të cilën informuan për vizitën e ardhshme të Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

 

Në vazhdim të kësaj kumtese Ju dërgojnë fjalimin integral të Kryeministrit Zoran Zaev.

"Siç dihet, më 7 maj, në vendin tonë do të arrijë në vizitë njëditore Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Kjo vizitë është historike. Për herë të parë në histori, vendin tonë do të vizitojë Shenjtëria e Tij, kreu i Kishës Katolike dhe i shtetit të Vatikanit. Dinjitoze për madhështinë e Papa Françeskut, Republika e Maqedonisë Veriore, përveç krenarisë për nderin e shprehur që  Ati i Shenjtë të vizitojë vendin tonë, i bërë të gjitha përgatitjet për mikpritjen e një udhëheqësi më të rëndësishëm botërore, at shpirtëror dhe frymëzues i miliona besimtarëve dhe qytetarëve me vullnetit të mirë.

Lajmi për ardhjen e Atit të Shenjtë Papa  Françeskut, për vizitë në vendin tonë është pritur me gëzim dhe falënderim të madh, sidomos nga besimtarët katolikë, por edhe nga të gjithë qytetarët tanë.

 

Papa Françesk bashkëkohori i parë i fjalës apostolike, zgjodhi të vizitojë Kishën Katolike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë ta tregojë afërsinë e tij personale, si dhe simpatitë e fuqishme të Vatikanit ndaj vendit tonë, ku çdo vit realizojmë solemnitete të përbashkëta për nder të vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi.

 

Ardhja e tij në vendlindjen e Shenjtores Nënë Tereza, e cila u bë ndërgjegje morale për botën, në vete mbartë  simbolikë të veçantë dhe porosi për pajtim dhe solidaritet.

 

Nderi që i është dhënë vendit tonë dhe qytetarëve tanë është edhe më i madh dhe më i rëndësishëm edhe për faktin se Vatikani dhe Republika e Maqedonisë së Veriut,  këtë vit shënojnë jubileun e rëndësishëm  25-vjet nga vendosja marrëdhënieve diplomatike.

Vitet nga  pavarësia e vendit tonë janë përmbushur me bashkëpunim të frytshëm dhe me respekt të ndërsjellë me Selinë e Shenjtë të Vatikanit. Jam i bindur se në të ardhmen, me përpjekje të përbashkët, do ta sendërtojmë miqësinë tradicionale.

Prandaj, me këtë rast ftoj të gjithë besimtarët dhe të gjithë qytetarët me vullnet të mirë nga vendi dhe fqinjët, që me pjesëmarrjen e tyre të begatojnë  këtë vizitë të vlefshme dhe të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje historike".