Kryeministri Zaev në takim me Ndihmës zëvendëssekretarin për Evropë dhe Euroazi Palmer: Me zgjedhjet presidenciale demokratike, të drejta dhe të qarta, vendi ynë tregoi se është demokraci e pjekur në të cilën qytetarët janë për një shoqëri për të gjithë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në prag të hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë realizoi takim me Ndihmës zëvendëssekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e SHBA-ve, Metju Palmer.

 

Në takim u potencua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me çka Kryeministri Zaev shprehu falënderim të madh për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE.  Palmer theksoi se zgjedhjet presidenciale të realizuara në mënyrë të suksesshme çojnë shtetin në drejtimin e vërtetë dhe i lehtësojnë përpjekjet për marrjen e datës për negociata me BE-në.

 “Zgjedhjet demokratike, të drejta dhe të qarta konfirmuan se vendi ynë po bëhet demokraci e pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështetje masovike në konceptin një shoqëri për të gjithë. Si vend treguam se kemi kapacitet t’i zgjedhim çështjet e rënda, ndërsa tani jemi të fokusuar në ardhmërinë dhe progresin ekonomik të vendit. Me 12 ratifikimet e Protokollit për anëtarësim në NATO, tani më ndjehen efektet pozitive dhe inkurajuese për investime të reja. Për ne është shumë e rëndësishme Bashkimi Evropian të jep datë për negociata në qershor për të realizuar ëndrrën evropiane të shumë gjeneratave të qytetarëve tanë”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Palmer theksoi rëndësinë që vendi jonë të merr datë për negociata me BE-në dhe në këtë drejtim tha se është optimist veçanërisht për faktin që Maqedonia e Veriut tregoi se është shembull në rajon me nënshkrimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe proceset reformuese.