Kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski nga Takimet vjetore të BERZH-it: BERZH-i është partneri jonë ekonomiko-strategjik për reformat dhe për krijimin e tregtisë ekonomike të qëndrueshme në rrugën tonë drejt BE-së

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski sot ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Asamblesë të Përgjithshme të BERZH-it në kuadër të Takimeve vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ngjarje që zhvillohet në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski takimet i vlerësuan si mundësi e shkëlqyeshme për lidhjen, përfaqësimin dhe mundësitë për investim në vend, si dhe për bisedime rreth projekteve aktuale dhe të ardhshme, të mbështetura nga BERZH-i.

 

“Temat kryesore për të cilat u bisedua janë lidhja rajonale, rritja e konkurrencës dhe kapaciteteve të kompanive tona, rritja e bashkëpunimit në gjithë rajonin, digjitalizimi, infrastruktura rrugore dhe energjetike dhe për gjithë atë që do me thënë jetë për vendin tonë Maqedoninë e Veriut. BERZH-i është investues i 1.9 miliardë euro në vendin tonë e cila realizon mbi 150 projekte të cilat e definojnë zhvillimin e përgjithshëm të vendit, sepse është shumë e rëndësishme t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kanë domethënie dhe përcjellin njohuri, përvoja pozitive për realizimin e projekteve të caktuara dhe njëkohësisht të inkurajojmë edhe procedura më të shpejta në fushën e BERZH-it, praktika më të mira dhe në fund rritje dhe zhvillim të përshpejtuar të vendit tonë”, tha Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev shtoi se BERZH-i paraqet partner të rëndësishëm ekonomiko-strategjik të RMV-së për vite me radhë në zbatimin e reformave, krijimin e tregtisë ekonomike të qëndrueshme dhe në afrimin e vendit drejt BE-së.

 

“E gjithë kjo që po ndodh në RMV pas të gjitha marrëveshjeve të arritura politike, përfundimisht e vendos vendin në pozitën t’i zmadhojmë efektet për të përshpejtuar rritjen dhe zhvillimin, për të ulur papunësinë, për të rritur pagat e qytetarëve dhe BERZH mund të luajë rol të rëndësishëm. Përqendrimi ynë është t’i motivojmë që të plasojnë më tepër para te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për shkak se zhvillimin e vendit e shohin pikërisht nëpërmjet saj. Besoj se kjo do të ndodh në periudhën që vijon, me realizimin e investimeve kapitale të mëdha, siç është infrastruktura rrugore faza e tretë e hekurudhës, vazhdimi i projekteve, siç janë gazifikimi, lidhja energjetike, burime të reja energjetike dhe shumë projekte të tjera të rëndësishme për qytetarët dhe zhvillimin dhe rritjen e përgjithshme të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Kryeministri Zaev.

 

Ministri Tevdovski njoftoi se në qershor në Bordin e drejtorëve të BERZH-it duhet të miratohet Strategjia e re për bashkëpunim me RMV-në 2019-2024. Në Strategjinë e re ka më tepër projekte të cilat duhet të mbështesin tri prioritete.

 

“Prioriteti i parë është mbështetja e konkurrencës. Nëpërmjet  këtyre projekteve duhet: të përmirësohen aftësitë afariste, të përmirësohet qasja deri te vendet e punës për të rinjtë, femrat dhe popullsinë që jeton në zonat që nuk janë mjaftueshëm të mbuluara, si dhe të përmirësohet konkurrenca në sektorin privat. Prioriteti i dytë është përforcimi i integrimit rajonal dhe mbështetja e afrimit drejt BE-së. Nëpërmjet  këtyre projekteve duhet të përmirësohet lidhja nëpërmjet investimit në infrastrukturën transportuese dhe të energjisë, digjitalizimit dhe harmonizimit të praksave afariste. Prioriteti i tretë është drejtimi kah “ekonomia e gjelbër”, gjegjësisht energji e qëndrueshme dhe efikasitet më i madh gjatë menaxhimit me burimet. Këto projekte duhet t’i forcojnë kapacitetet e energjisë ripërtërirëse, të rrisë efikasitetin energjetik dhe efikasitetin e burimeve, si dhe infrastrukturë më të mirë ekologjike në nivel lokal dhe komunal”, theksoi ministri Tevdovski dhe shtoi se realizimi i këtyre projekteve do të kontribuojë për rritje të qëndrueshme dhe të drejtë ekonomike dhe do të kontribuojnë për jetë më të mirë të qytetarëve.


 

Премиерот Заев од Годишните средби на ЕБОР: Ја унапредуваме соработката со ЕБОР, наш стратешки економски партнер кој има инвестирано 1.9 милијарди евра во над 150 проекти

 

Претседателот на Владата на Република Северна Македонија, Зоран Заев и министерот за финансии, Драган Тевдовски денеска учествуваа на церемонијата на отворање на Генералното собрание на ЕБОР во рамки на Годишните средби на Европската банка за обнова и развој, настан којшто се одржува во Сараево, БиХ. Премиерот Заев и министерот Тевдовски дадоа кратки изјави. Во продолжение ви ја пренесуваме изјавата на Премиерот Заев во целост.

„Прекрасна можност е да учествуваме на Годишното Собрание на ЕБРД, Европската банка за обнова и развој заедно со министерот за финансии и да разговараме на теми идни перспективи на целиот регион, регионалната соработка, зајакнување на инвестициите пред се во инфраструктурата, но и во сите други важни сегменти на државата. 

Главни теми на кои се разговара се регионалната поврзаност, зголемување на конкурентноста и капацитетите на нашите компании, зголемување на соработката на целиот регион, дигитализацијата, патната инфраструктура и енергетската инфраструктура, сето она што живот значи и во нашата земја Северна Македонија. 

Европската банка за обнова и развој е инвеститор од 1,9 милијарди евра во нашата земја која имплементира над 150 проекти кои го дефинираат севкупниот развој на нашата земја затоа е многу важно да ги искористиме сите можности којшто значат и пренесување на знаење, позитивни искуства за реализација на одредени проекти, а истовремено да охрабриме и побрзи процедури во делот на ЕБРД, подобри пракси и на крајот позабрзан раст и развој на нашата земја. 

Сето тоа што се случува во Република Северна Македонија после сите политички договори дефинитивно ја става земјата во позиција да ги максимизира своите ефекти за да го забрза својот раст и развој, да ја намалиме невработеноста, да ги зголемиме платите на граѓаните, а ЕБРД може да одигра значајна улога. Нашиот фокус е да ги мотивираме да пласираат повеќе пари на малите и средни претпријатија заради тоа што развојот на земјата го гледаме токму преку тоа, верувам дека тоа ќе се случува во периодот којшто претстои пред нас, но секако и реализација на големите капитални инвестиции како што е патната инфраструктура, третата фаза од железничката пруга, продолжување на проектите како што се гасификација, енергетска поврзаност, нови енергетски извори, и многу други проекти важни за граѓаните и за севкупниот раст и развој на економијата на Северна Македонија“