Kryeministri Zaev priti në takim delegacionin e Dojçe Veles: Pesëdhjetë vjet nga Programi në gjuhën maqedonase si një nga burimet më të besueshme është i një kontributi të madh në informimin e qytetarëve të vendit tonë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në shoqërim të ministrit pa portofol të ngarkuar për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, pranoi në takim delegacionin e Shërbimit medial gjerman, i cili këtë vit kremton 65 vjet nga ekzistimi i tij dhe 50 vjet nga Programi në gjuhën maqedonase.

Delegacioni i Dojçe Veles me redaktoren kryesore të Programit për Evropë, Adelhajd Fajlke, bashkë me redaktorin e Programit në gjuhën maqedonase, Boris Georgievski të shoqëruar nga ambasadori i RF të Gjermanisë në vendin tonë, Tomas Gerberih dhe këshilltarja e ambasadës Bianka Zafiroviq Ordanoska, u falënderuan që me këtë rast patën mundësinë të takohen me Kryeministrin Zaev dhe shprehën mirënjohje për përmbushjen e obligimeve të tyre profesionale mediale, që në Qeverinë e RMV-së dhe përfaqësuesit e saj kanë bashkëbisedues të cilët vazhdimisht janë të kapshëm dhe transparent në politikat e tyre.

Kryeministri Zaev në takim theksoi kontributin e madh të Dojçe Veles në informimin e qytetarëve të vendit tonë, si një nga burimet më të besueshme. Në këtë drejtim, Dojçe Vele edhe më tej mbetet promovues i vlerave demokratike, një medium me besim të madh ndër qytetarët e vendit tonë.

“Dojçe Vele me Programin e tij në gjuhën maqedonase vazhdon të jetë urë bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, t‘i mbështesë proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe të jetë promovues i interesave të ndërsjella për integrimin e të dyja vendeve në strukturat euroatlantike”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin me delegacionin e Shërbimit medial gjerman i cili këtë vit kremton 65 vjet nga ekzistimi i tij dhe 50 vjet nga Programi në gjuhën maqedonase.

Me rastin e përvjetorëve të Dojçe Veles dhe Programit në gjuhën maqedonase, Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev, redaktorëve Adelhajd Fajlke dhe Boris Georgievski u dhuroi pllaka në shenjë falënderimi për raportimin e tyre profesional për ngjarjet dhe proceset në vendin tonë.