Trupi koordinues për vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë i falënderon të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në organizimin dhe vlerëson se të gjitha obligimet rreth vizitës janë përmbushur në mënyrë të përkryer

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në mbledhjen e saj përmbyllëse vlerësoi se vizita u realizua sipas të gjitha standardeve dhe procedurave më të larta të parashikuara për pritje të mysafirëve më të lartë me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Si konfirmim i këtij konstatimi merret edhe urimi i Shërbimit të protokollit të Vatikanit, i cili vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë e vlerësoi si një nga përvojat e tyre më mirë të organizuara.

 

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut shprehu falënderim të madh të gjitha palëve të kyçura që dhanë kontributin e tyre për të realizuar vizitën e mysafirit të lartë në përputhje me pritjet më të larta për organizimin e ngjarjeve të këtilla.

 

Veçanërisht falënderim u drejtohet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarëve të Shkupit dhe komunës Qendër të cilët treguan mirëkuptim të madh, durim dhe bashkëpunim me institucionet e ngarkuara për organizimin e vizitës së Papa Françeskut.

 

Falënderim meritojnë edhe besimtarët dhe mysafirët e shumtë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, të cilët i respektuan udhëzimet dhe e dhanë kontributin e tyre për organizim të denjë të ngjarjes.

 

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut, falënderohet për bashkëpunimin e Kabinetit të Presidentit të shtetit dhe Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për kontributin dhe mbështetjen.

 

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut, thekson bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Kishën Katolike në vendin tonë, si dhe komunikimin dhe aktivitetet e përbashkëta me personat përgjegjës të Shtëpisë Përkujtimore “Nënë Tereza”.

 

Falënderim të veçantë i drejtohet Ministrisë për Punë të Brendshme, Byrosë për Siguri Publike, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, policisë rrugore dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të MPB-së për përmbushjen profesionale të masave të sigurisë për vizitën e mysafirit të lartë, si dhe për sigurimin e kushteve optimale për lëvizjen e qytetarëve për realizimin e obligimeve të tyre private dhe të punës.

 

Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut shpreh falënderim të madh për përfshirjen dhe kontributin e Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme për angazhimin maksimal që të gjitha nevojat organizative dhe logjistike të jenë të zbatuara në mënyrë profesionale dhe përgjegjëse, si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së.

 

Falënderim të madh dhe mirënjohje i drejtohen Ministrisë së punëve të Jashtme si nikoqir i Trupi koordinues, si institucion i ngarkuar për protokollin në nivel të lartë gjatë vizitës së Papa Françeskut.

 

Falënderim të madh, Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut i drejton Sektorit për marrëdhënie me publikun të Qeverisë së RMV-së, të cilët vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet në pjesën e informimit të opinionit për aktivitetet e Programit të vizitës Apostolike të Papa Françeskut, për fushatën e promovuar, për shpërndarjen e informacioneve në kohë të duhur, si dhe për pjesën e udhëheqjes me Qendrën e Medias dhe organizimin e protokollit për akreditimin e gazetarëve.

 

Në nivel jashtëzakonisht të lartë të përmbushjes së obligimeve ishte edhe Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore publike, të cilat i meritojnë të gjitha mirënjohjet për masat e veçanta që u ndërmorën për kryerjen e shërbimeve në kohë dhe pandërprerë për qytetarët.

 

Në realizimin e organizimit të ndërlikuar, me rëndësi të madhe ishte edhe përfshirja e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila në periudhën e nevojshme la në dispozicion një pjesë të kapaciteteve të personelit  për logjistikën e sigurisë.

 

Me rëndësi të veçantë ishte lëshimi në përdorim i Shtëpisë së Armatës për nevojat e Qendrës së Medias për vizitën e Papa Françeskut, ku u pritën rreth 500 përfaqësues të mediave dhe operatorë nga vendi dhe bota.

 

Mirënjohje dhe falënderim i drejtohet Ministrisë së Financave për mbështetjen që në kohë të kryhen të gjitha transferet e planifikuara të mjeteve financiare të parapara për vizitën.

 

Falënderim i drejtohet edhe udhëheqjes të ndërmarrjeve publike dhe administratës së Qytetit të Shkupit dhe komunës Qendër për mobilizimin maksimal në kuadër të kompetencave të tyre si pjesë e rëndësishme e organizimit.

 

Në pjesën e obligimeve të saj për koordinim me të gjitha komunitetet fetare të përfshira në takimet e Papa Françeskut me udhëheqësit fetarë, mirënjohje dhe falënderim meriton edhe Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze.

 

Mirënjohje dhe falënderime meritojnë edhe Radiotelevizioni Nacional për mbulimin tërë ditor  medial të ngjarjes me transmetim të drejtpërdrejtë dhe me program të hapur nga studioja e servisit radiodifuziv publik.

 

Falënderim të madh u dërgohet edhe shtëpive të tjera mediatike dhe gazetarëve të akredituar, të cilët dhanë kontributin e tyre profesional për informimin e duhur të opinionit në Maqedoninë e Veriut dhe në botë.