Kryeministri Zaev në Forumin energjetik të Maqedonisë 2019: Prodhimi i energjisë së pastër duhet të jetë një nga gjeneruesit e rritjes ekonomike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mori pjesë në hapjen e Forumit energjetik të Maqedonisë 2019 “Tranzicioni energjetik përmes burimeve të ripërtërira dhe efikasiteti energjetik”. Kryeministri Zaev dhe ushtruesja e detyrës ambasadore e ambasadës së SHBA-ve, Mikaela Shvajcer Blum me fjalime hyrëse hapën Forumin energjetik të Maqedonisë 2019. Ambasadorja Blum në fjalimin e saj shprehu mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për zhvillimin e sektorit energjetik në vendin tonë.

 

Në vazhdim ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Zaev.

“Kam nderin bashkë me ushtruesen e detyrës ambasadore e SHBA-ve në RMV, Shkëlqesia e Saj Mikaela Shvajcer Blum ta shënojmë hapjen e Forumit energjetik të Maqedonisë 2019.

 

Besoj se Forumi energjetik i Maqedonisë është mundësi e shkëlqyeshme për hapjen e perspektivave të zhvillimit të energjetikës në RMV nëpërmjet një debati të frytshëm, cilësor dhe të gjerë për çështje me rëndësi të madhe për të ardhmen.

 

Në fillim dua të theksoj një gjë. Vitin e kaluar nuk arrita të merrja pjesë në Forumin energjetik të Maqedonisë nga shkaku që në rrjedhë ishin negociatat për Marrëveshjen e Prespës me mikun tim Aleksis Cipras. Si përfitim nga arritja e Marrëveshjes së Prespës tashmë ka interes konkret për investime të reja në vendin tonë nga kompanitë e Republikës së Greqisë të sektorit energjetik.

 

Veçanërisht më gëzon fakti që për tema të tilla me rëndësi të madhe nga fusha e energjetikës, siç janë gazifikimi, tranzicioni  energjetik drejt burimeve të ripërtërira, trendet botërore në energjetikë, efikasiteti energjetik dhe politika energjetike e RMV-së, në një vend, për dy ditë do të debatojnë ekspertë të njohur nga sektori energjetik, praktikantë – persona afarist dhe përfaqësues të pushtetit ekzekutiv.

 

Qëllimi ynë është t’i vëmë në funksion të gjitha kapacitetet dhe ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin natyror energjetik të pashfrytëzuar që posedon Maqedonia e Veriut.

 

Plani ynë është që seriozisht të risim prodhimin e vendit të energjisë elektrike dhe t’i arrijmë standardet evropiane në procesin e menaxhimit me burimet energjetike dhe të nxisim investime të reja në sektorin energjetik.

 

RMV-ja është e përkushtuar në zbatimin e reformave në sektorin energjetik dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja për themelimin e Komunitetit energjetik. Ligji i ri për energjetikë u përpilua me mbështetjen e Sekretariatit të Komunitetit energjetik dhe u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2018, për çka i falënderohemi Komunitetit të energjetikës.

 

Në këtë Ligj për energjetikë zbatohen dispozitat dhe obligimet që dalin nga Pakoja e tretë energjetike e BE-së Direktiva për burime të ripërtërira të energjisë. Avancimi nga vendi i fundit në rajon – në një vend me përparim të madh u shënua në Raportin e Komunitetit energjetik.

 

Promovimi i institucioneve nga burimet e ripërtërira të energjisë nuk është vetëm obligim ligjor për RMV-në. Njëkohësisht nxitet zhvillimi i kapaciteteve të vjetra në sektorin energjetik, e njëkohësisht përmbushen kërkesat për mbrojtjen e mjedisit jetësor, uljet varësia nga importi i energjisë dhe krijimi i kushteve për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.

 

Kemi paraparë futjen e masave për mbështetje me qëllim që të sigurojmë arritjen e qëllimeve të parapara në Kornizën për klimë dhe energjetikë 2030 të BE-së për burime të ripërtërira të energjisë në vitin 2020: ulja e emetimeve të gazrave të qelqit së paku 40% (krahasuar me vitin 1990), pjesëmarrje e burimeve të ripërtërira të energjisë së paku 27%, përmirësimi i efikasitetit energjetik për 27%.

Transformimin energjetik e filluam me zbatimin e Ligjit të ri për energjetikë.

RMV-ja është e njohur si vend i diellit. Dielli ynë duhet dhe do të jetë shtyllë themelore për prodhimin e energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë së pastër duhet të jetë një nga gjeneruesit e rritjes ekonomike.

 

Krijojmë kushte që çdo amvisëri të ketë mundësi të instalojë central fotovoltaik personal në kulmin e shtëpisë dhe drejtpërdrejtë të prodhojë dhe shfrytëzojë energji elektrike të marrë nga dielli. Së shpejti pritet shpallja e konkursit për dhënien e primeve për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë private prej 27 MW.

 

Fuqia e përgjithshme e instaluar e termocentraleve për të cilën jepen prime për energjinë elektrike të prodhuar dhe të shitur është 200 MW për termocentralet fotovoltaike.

 

Deri në fund të muajit Ministria e Ekonomisë do të shpall konkursin e parë për dhënien e primeve për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë shtetërore për gjithsej 35 MW në dy lokacione, në Sveti Nikole dhe Makedonski Brod.

 

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut në kuadër të planeve për investime shpalli tender për Marrëveshje çelës në dorë për ndërtimin e centralit fotovoltaik në TEC Osllome prej 10MW, por kjo është vetëm fillim i investimeve në burime të ripërtërira të energjisë. Në plan është edhe faza e dytë dhe e tretë në Osllome prej me 10MW, gjë që gjithsej në OSllome do të kemi 30MW termocentrale fotovoltaike. Në REK Manastir në periudhën e ardhshme planifikohen të ndërtohen dy termocentrale fotovoltaike me gjithsej 20MW.

 

Tranzicionin efikas të vendit drejtë ekonomisë konkurente do ta përshpejtojmë me realizimin e diverzitetit në furnizim, me rritjen e konkurencës së tregjeve energjetike, me rritjen e shfrytëzimit të burimeve të ripërtërira të energjisë dhe rritje të prodhimit vendor të energjisë. Në këtë drejtim, e një rëndësie të veçantë, është edhe sigurimi i vazhdimësisë në furnizimin e energjisë të amvisërive dhe kompanive në RMV, ulje të emetimit të gazrave të qelqit dhe përmirësim të gjendjes së përgjithshme të mjedisit jetësor.

 

Ndërtimi i sistemeve magjistrale të gazsjellësve po rrjedh me rritëm të mirë. U tejkaluan problemet e shpronësimit të filluar me aktivitetet ndërtimore në tërë territorin dhe në të gjitha drejtimet. Dje më njoftuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve se janë të nevojshme para shtesë për investime kapitale për ndërtimin e gazsjellësve nacionalë, për çka jemi të lumtur, pasi që kjo domethënë mënyrë më efikase e realizimit të investimeve kapitale. Një pjesë nga komunat janë të gatshme me dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të sistemeve për shpërndarjen e gazit natyror.

 

Në fazë finale hyn procesi për ndërlidhje me sistemin e gazsjellësit të Republikës së Greqisë. Me këtë fituam edhe një mundësi të furnizimit me gaz natyror nga Azerbejxhani dhe njëkohësisht edhe mundësi për lidhje të LNG terminaleve në Greqi.

 

Forumi energjetik i Maqedonisë është edhe një mundësi e shkëlqyer për lidhje dhe rritje të bashkëpunimit me miqtë tanë nga vendet fqinje.

 

Dëshirojmë debat të suksesshëm dhe të frytshëm, përfundimet e të cilit do të jenë nxitje e rëndësishme në zbatimin e politikave cilësore në energjetikë!”.