Kryeministri Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, realizuan takim për fillimin e procesit për përforcimin e kapaciteteve të kuadrove në institucionet qeveritare për rezultate ekonomike më të mira

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kanë realizuar sot takim me çka kanë filluar bisedimet për detektimin e disa dobësive tek një pjesë e funksionarëve të pushtetit ekzekutiv.

 

Në takim është dakorduar se do të pasojnë konsultimet mes dy partive politike në krye të së cilës janë dy liderët, me çka bisedimet do të vazhdojnë.

Qëllimi i këtyre iniciativave është sigurimi i zgjidhjeve të kuadrove për forcimin e kapaciteteve të institucioneve në drejtim të përmbushjes së rezultateve më të mira në planin ekonomik dhe përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.