Nga mbledhja e 137-të e Qeverisë së RMV-së: U miratua Propozim-ligji për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit; Propozim-ligji për regjistrim dërgohet në Kuvend;

Në mbledhjen e rregullt të 137-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  e përcaktoi Propozim-ligjin për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit dhe solli vendim që i njëjti të dërgohet për miratimin në Kuvendin e RMV-së.

 

Në Propozim ligjin për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit u zbatuan detyrimet që dalin nga Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë dhe krijohen parakushte formale-ligjore, përmes menaxhimit të integruar të trashëgimisë kulturore natyrore,  të parandalohen aktivite të cilët negativisht ndikojnë në vlerat universale më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, si dhe të merren masa për përfshirjen aktive të saj në jetën e komunitetit si faktor për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Qeveria e RMV-së në mënyrë të përkushtuar ka punuar për miratimin e këtij ligji, dhe në mbledhje u theksua bindja se me përbërjen e re të Këshillit për ndjekje dhe koordinim të menaxhimit me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit do të rriten kapacitet për menaxhim efektiv të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në këtë rajon.

 

Në përputhje me propozim-ligjin Plani për menaxhimi me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit do të miratohet më së voni në afat prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

Deri në sjelljen e Planit përkohësisht ndërpriten procedurat për dhënien e lejes për ndërtim dhe procedurat për përshtatjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe përkohësisht ndërpriten procedurat për përpunimin dhe sjelljen e planeve urbanistike, dokumentacioneve  të planeve – urbanistike dhe  projekteve urbanistike,  si dhe veprimi sipas  planeve urbanistike të miratuara, dokumentacioneve të planifikimit-urbanistik dhe dokumentacioneve të projekteve-urbanistike.

Këto aktivitete do të vazhdojnë me miratimin e Planit për menaxhimin me trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

 

Qeveria e  RMV sot përcaktoi edhe tekstin e Propozim-ligjit për Regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

 

Në propozim-tekstin e Ligjit janë përcaktuar bazat metodologjike të Regjistrimit të ardhshëm, si dhe specifikat organizative-teknike të këtij operacioni më të madh statistikor. Përkatësisht, ky Regjistrim do të zbatohet me të ashtuquajturën  metodë e kombinuar, gjegjësisht, përdorimi i të dhënave nga baza e para-regjistrimit e të dhënave dhe grumbullimi i të dhënave nga tereni, dmth. regjistrim personal i të gjitha njësive të Regjistrimit. Një risi tjetër në këtë Regjistrim është përdorimi i laptopëve në vend të formularëve, që në masë të madhe e përshpejton procesin e përpunimit dhe publikimit të të dhënave të grumbulluara.

 

Qeveria propozoi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratojë Propozim-ligjin për Regjistrim, 2020, me çka do të krijohen kushte për përgatitje të përshpejtuar të këtij Regjistrimi të shumëpritur të popullsisë, amvisërive dhe banesave, i cili sipas planit të paraparë të veprimit, duhet të realizohet në periudhën nga 1 deri më  21 prill të vitit 2020.

 

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e RMV-së sot e miratoi Strategjinë Fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin 2020-2022, si dokument strategjik i cili miratohet për periudhë prej tre vjetësh dhe përmban udhëzimet dhe qëllimet e politikës fiskale, projeksionet bazë makroekonomike, shumat për kategoritë kryesore të të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe projeksionet për deficitin buxhetor dhe borxhin.

 

Strategjia fiskale është reflektim i qëllimeve fiskale afatmesme dhe prioriteteve strategjiket të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe në bazë të tregueseve real të saj, si dhe nga përshpejtimi në vazhdimësi i rritjes gjatë vitit 2018 dhe lëvizjet pozitive në tremujorin e parë të vitit 2019, pritet revizion i lartë i projeksionit për rritje ekonomike për vitin 2019 në 3,5 %. Trendi i rritjes së PBB-së pritet edhe në vitin 2020 dhe  pozicionohet në 4,2 %, që në dy vitet e ardhshme të vazhdojë me intensitet më të fortë, gjegjësisht të arrijë 5%.

 

Në këtë mbledhje Ministria e Financave njoftoi edhe për përgatitjet për mbajtjen e takimit vjetor të Konstituencës Holandeze në kuadër të Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore, nga 21 deri më 23 qershor të këtij viti në Shkup dhe Ohër.

 

Këto takime janë ngjarje të nivelit të lartë që mbahen një herë në vit në një nga pesëmbëdhjetë shtete anëtare të Konstituencës dhe në Shkup e Ohër do të arrijnë drejtorët e FMN dhe Bankës Botërore, si dhe ministrat dhe guvernatorët e bankave popullore të të gjitha pesëmbëdhjetë shteteve anëtare nga Armenia, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Izraeli, Qiproja, Luksemburgu, Moldavia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Holanda, Kroacia dhe Mali i Zi.

 

Qeveria e RMV sot e përcaktoi tekstin e ri të Propozim- ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tokën bujqësore e cila, në përputhje me nenin 137 të Rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore do të parashtrohet për miratim nga ana e deputetëve.

 

Me zgjidhet e propozuara ligjore mundësohet më shumë siguri ligjore për pjesëmarrësit në procedurat për dhënien me qira të tokës bujqësore, ndërtim të objekteve në tokë bujqësore për promovim dhe shitje të prodhimeve bujqësore përmes turizmit rural dhe objekte për aktivitete sportive-rekreative dhe përparësive të tjera për bujqit të cilët deri më tani kanë qenë një pengesë për mundësinë për ndryshimin e planit të biznesit ose programit për mënyrën e shfrytëzimit të tokës bujqësore, ose e bën të pamundur rikapitalizimin e tokës bujqësore në më shumë se 3 hektarë.

 

 

Me propozim-ligjet e reja do të mundësohet që të gjithë ekonomitë bujqësore të mund të aplikojnë në shpalljet për marrje me qira të tokës bujqësore deri më 10 hektarë, me përparësi shtesë, që obligimi për pagesën e qirasë nga ana e qiramarrësit të hyjë në fuqi tre vjet me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së qirasë.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi informatën për sigurimin e mjeteve financiare shtesë për zbatimin e procesit të nivelimit të pagave në institucionet në fushën e kulturës dhe e ngarkoi Ministrinë e Kulturës që mjetet e nevojshme në vlerë prej 16.300.00 denarë t’i sigurojë deri në fund të viti 2019 me transferim të fondeve nga buxheti i saj.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën në lidhje me aktivitetet për shfrytëzimin e mundësive të Fondit të klimës së gjelbërimeve, me vendim t’i sugjerojë Qytetit të Shkupit që në afat prej 2 javësh, deri te Kabineti i Zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë të dorëzojë listë ideore të propozim projekteve, të cilat do të jenë adekuate për realizim përmes Programit për zhvillim të qyteteve të gjelbra, i cili do të zbatohet përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me mbështetje financiare të Fondit të klimës së gjelbërimeve.