Kryeministri Zaev: Tamara dhe ekipi u bënë heronj dhe zë i fuqishëm për krenarin me të cilat vajzat dhe grat luftojnë për realizimin e të drejtave të tyre

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e pranoi Tamara Todevskën, dhe të gjithë ekipin skenik dhe autorial të Maqedonisë së Veriut që këtë vit  përformoi në zgjedhjen e Këngës së Eurovizionit -  Eurosong 2019.

Kryeministri Zaev në emrin e tij, në emër të Qeverisë, si dhe në emër të qytetarëve të vendit tonë  ju falënderua Tamara Todevskës dhe të gjithë ekipit për krenarin që e përgatitën për qytetarët me performacën e jashtëzakonshme dhe me suksesin e madh që e arriti me këngën “Gorda” (Krenar-Proud)”.

 

Për këtë nder, Kryeministri Zaev, Tamarës dhe ekipit të saj i dha një pllakë si shenjë për mirënjohje për vendin e parë historik, si rezultat i votimit të jurisë profesionale  të manifestimit  më të shikuar të muzikës popullore në botë – Eurosong 2019 në Tel Aviv, Izrael me kompozim, “Gorda” (Proud-Krenar), e cila e bëri vendin tonë temë kryesore në shoun muzikor të Evrovizionit të cilën e ndoqën mbi 200 milion shikues.

Kryeministri Zaev theksoi se Tamara dhe ekipi i Maqedonisë së Veriut në EuroSong 2019 u bënë hero dhe zë i fuqishëm për krenarin me të cilat vajzat dhe grat luftojnë për realizimin e të drejtave të tyre.

 

Tamara dhe i gjithë ekipi skenik dhe autorial u falënderuan për mbështetjen dhe i përcollën përshtypjet e fuqishme dhe kënaqësitë nga performanca e tyre në Eurosong 2019 dhe theksuan se mbështetja e madhe që e kishin gjatë gjithë kohës para dhe pas natës finale, ishte motiv shtesë dhe inkurajimin për paraqitje të përsosur dhe për suksesin e madh të të gjithë ekipit.