Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e rregullt të 139-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 139-të me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.  

 

Ministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojnë Raportin e punës të Organit informativ të themeluar në përputhje me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Organit informativ për lehtësimin e tregtisë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën Botërore të Tregtisë.

 

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria sot do të sjell vendim për Informatën për dhënie të lejes për fillimin e procedurës për ndarjen e një kontrate shumëvjeçare  për furnizim publik të pajisjeve mjekësore – aparate për hemodijalizë, për nevojat e IPSH-së Klinika Universitare për Nefrologji, IPSH SPQ – 8 Shtatori Shkup dhe IPSH Enti për Nefrologji nga Struga, si dhe për Informatën për dhënien e lejes të Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e procedurës për ndarjen e një kontrate shumëvjeçare për furnizim publik të pajisjeve mjekësore, për nevojat e IPSH-së- Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit -Shkup.

 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për këtë mbledhje e propozoi pikën Informatë për punën e Organit Koordinues Kombëtar për përcjelljen dhe implementimin e Strategjisë së Romëve dhe Integrimin e Romëve 2020.

 

Mbledhja e rregullt e 139-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të fillojë në orën 12: 00.