Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Qeverisë së RMV-së: Jemi të bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i fillojë negociatat me BE-në ketë vit.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Kryeministri, Zoran Zaev, bashkë me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, sot u pritën nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

 

Kancelarja Merkel njoftoi se Bundestagu do të marrë vendim në muajin shtator të miratojë nisjen e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut, në pajtim me prdoceduart e përcaktuara të RF të Gjermanisë për çështjet lidhur me zgjerimin e Unionit.

 

Në takim, Kancelarja theksoi se Maqedonia e Veriut  realizoi atë që u prit dhe se ajo dhe Berlini në atë shohin shumë pozitivisht.

 

Kreministri Zoran Zaev në takim potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë te Kancelarja Merkel dhe e mbështet politikën e saj për procesin e zgjërimit të BE-së, si dhe politikën e saj drejt Ballkanit Perëndimor.

 

U theksua se RF e Gjermanisë është partneri ynë strategjik me të cilin punojmë së bashku për politikat e pajtimit në Ballkanin Perëndimor, stabilizimin e rajonit dhe sigurimin e progresit ekonomik dhe transformimin demokratik, proces i cili do të përfundojë me integrimin tonë në BE.

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zaev, në takim theksoi se është i kënaqur që Ministria e Punëve të Jashtme e RF të Gjermanisë ka qëndrim pozitiv ndaj vendit tonë në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në dhe se duhet të respektohen  procedurat procedural dhe proceset demokratike që do t’i mundësojë Bundestagut të merrë  vendim pozitiv në shtator.

Gjatë takimit të delegacionit të Qeverisë së RMV-së në Berlin, u konfirmua se në RF të Gjermanisë, si dhe në shtetet e tjera anëtare, në mënyrë të pakontestueshme u njohën rezultatet e reformave, të cilat janë theksuar në raportin e Komisionit Evropian dhe  se në mënyrë pozitive shihet  në rekomadimin e KE-së  për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.  Fuqimisht jemi të bindur se këtë vit  do t’i fillojm negociatat për anëtarësim në BE dhe do t’u bashkangjitemi  Serbisë dhe Malit të Zi