Në mbledhjen e rregullt të 140-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për nevojën e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim mes Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sekretariatit shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës ( SECO ) dhe Korporatës financiare ndërkombëtare ( IFC ). Njëkohësisht angazhoi ministrin e Financave, d-r Dragan Tevdovski, ta nënshkruajë Memorandumin për mirëkuptim me Sekretariatin shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës ( SECO ) dhe Korporatës financiare ndërkombëtare (IFC).
Memorandumi, i cili do të nënshkruhet gjatë kohës së takimeve vjetore të Përbërjes Holandeze të Grupacionit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, përkatësisht më 21.06.2019, ka për qëllim zhvillimin dhe zbatimin e Projektit për Industri të lehtë të Evropës Jug-lindore. Ky projekt është rajonal me rëndësi që ka për qëllim përmirësimn e konkurrencës të ndërmarrjeve në proceset e krijimit të vlerës së shtuar në industrinë e lehtë (zinxhir i furnizuesve) në vendet e Evropës Juglindore, si dhe nxitje dhe përforcim të kyçjes në zinxhirin e furnizueseve në Eurozonë dhe rajon.
Ky projekt pritet të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës në rajonin e Evropës Jug-lindore përmes sigurimit të prodhimeve më konkurruese, të integruara dhe prodhime me vlerë më të shtuar të ndërmarrjeve vendase.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Marrëveshjen për bashkëpunim në lidhje me realizimin e projektit, HEC Çebren mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Korporatës financiare ndërkombëtare, e cila vjen si rezultat i Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim dhe zhvillim të kapaciteteve infrastrukturore dhe energjetike përmes modelit të partneritetit publik privat.
Në këtë mbledhje të saj, Qeveria e RMV-së miratoi Propozim ligjin për furnizime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurimit për shkak të harmonizimit pajtimit të legjislacionit etnik nga lëmi e prokurimit publik me direktiva evropiane për prokurim publik.
Me këtë propozim ligj arrihet rritje e transparencës dhe efikasitetit në sistemin e furnizimit publik në sferën e mbrojtjes dhe sigurimit, me çka do të tejkalohet edhe vërejtja e Komisionit Evropian (KE) në raportet vjetore të tija për përparimin e shtetit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore mbi të cilën është ndërtuar oranzheri dhe objekte ndihmëse në funksion të oranzherive, në bazë të Thirrjes publike nga 22.11.2018.
Me realizimin e kësaj thirrjeje publike pronarët e oranzherive u pajisën me mundësinë e blerjes së tokës në të cilën gjendet oranzheria, e cila për momentin është në pronësi të shtetit, dhe me sigurimin e fletëpronësive, pronarët e oranzherive do të kenë mundësi për investime të reja në objekte, dhe do të fitojnë të drejtën për aplikimin e masave nga IPARD programi. Mundësia e cila Ju jepet investitorëve të ri përfundimisht do të ndikon mbi vëllimin dhe cilësinë e prodhimtarisë.
Qeveria në mbledhjen e fundit miratoi tekstin e ri për plotësim të Rregullores për dhënien e mbështetjes teknike në bujqësi dhe zhvillimin rural, me të cilën parashihet masë e re “Shërbime me sistem të ri për formimin e reve me aeroplan për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga breshëri”.
Me këtë lloj mbrojtjeje nga fatkeqësitë natyrore klimatike, siç është breshëri, arrihet sistem më efikas për parandalim.
Vlera e paraparë për furnizimin e këtyre shërbimeve është 90-dhjet milionë denarë, e cila është më ekonomike se sa investimi në sistemin e raketave, vlera e paraparë e së cilit për instalim dhe mirëmbajtje është 1 miliard e 200 milionë denarë dhe harxhime plotësuese për mirëmbajtjen dhe furnizimin e materialeve prej 300 milionë denarë në nivel vjetor.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu në seancën e fundit e miratoi tekstin e ri të Vendimit për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e kontratë për krijimin e partneritetit publik privat për themelimin e një organizate bashkëkohore moderne – Platformë si transportues efikas në sistemin mjekësor urgjent të helikopterëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ( HEMS) dhe shërbime me helikopterë për kërkim dhe shpëtim ( SAR ).
Në mënyrë plotësuese, për realizimin e kësaj procedure janë të angazhuar Zyra e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Ministria e Shëndetësisë, Ministria Ekonomisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme deri te Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë urgjent ti dorëzojnë nominimet anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve për Komisionin, i cili më pas duhet në Qeveri brenda 30 ditëve të dorëzoj Thirrja Publike dhe dokumentacioni për zbatimin e tenderit.
Në mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për Raportin e GREKO për evaluimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Në rrethinë e pestë, në temë “ Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i integritetit tek pushteti qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit”, dhë ka dhënë pëlqim për publikimin e Raportit të GREKO-s për evaluimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Rrethi i pestë.
Në këtëmbledhje Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë që ta informojë GREKO për pajtueshmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për publikimin të Raportit të GREKO për evaluimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Rrethi i pestë dhe e angazhoi ministrinë që raportin ta publikojë në ëeb faqen e saj në afat prej 7 ditësh.
Gjithashtu, Qeveria mori për obligim të emërojë Këshilltar për integritet i cili do të ketë për obligim t’ju jep udhëzime dhe këshilla anëtarëve të Qeverisë dhe personave të emëruar nga Qeveria për zbatimin e rekomandimeve nga ky raport.
Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Informatës për t’i dhënë leje Ministrisë së Shëndetësisë për fillimin e procedurës për dorëzimin e marrëveshjes shumëvjeçare për furnizim publik të pajisjeve mjekësore digjitale, RTG aparateve për nevojat e më shumë Institucioneve të shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për furnizim publik të pajisje mjekësore – aparate për hemodializë, për nevojat e Klinikës Universitare të Nefrologjisë, Spitalit të përgjithshëm të qytetit 8 Shtatori – Shkup dhe Institutit të Nefrologjisë – Strugë, si dhe për fillimin e procedurës për dorëzimin e marrëveshjes shumëvjeçare për furnizim publik të pajisjeve mjekësore, për nevojat e Institutit për mjekësi transfuzive – Shkup.
Në mbledhjen e rregullt të 140-të të saj Qeveria e RMV-s e emëroi ambasadorin, prof. D-r Gjorgji Fillipov për koordinator të grupit ndërkombëtar të ekspertëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për marka tregtare, si dhe emrat dhe format e tjera të pronësisë intelektuale, të cilët me kolegët nga Greqia do të punojnë për arritje të zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje, në pajtim me detyrimet nga Marrëveshja përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë të nënshkruar më 17 qershor 2018.