Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj mbledhjen e saj të rregullt të 141-të, me rradhë me më shumë pika të rendit të ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RMV do të shqyrtojë informacionin për dërgimin e forcave të nacionale për mbrojtjen dhe shpëtim në trajnim ndërkombëtare për menaxhimin dhe intervenim të shpejtë, i cilia është nën kujdesin e Ministrisë për Punë të Brendshme – Sektori për Situatave të Jashtëzakonshme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë për Mbrojtje Civile të Federatës Ruse, e cila do të mbahet në qytetin Nish të Republikës së Sërbisë nga data 25 deri më 27 qershor 2019.
Me propozimin e Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin e vlerësimit së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, në këtë mbledhje ministrat e qeverisë do të informohen për raportin përmbledhës mbi dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore që kanë prekur komunat Araqinë, Bogdanci, Valandovë, Vrapçisht, Dellçevë, Lozovo, Mogila, Prilep, Resnjë dhe Sveti Nikole, në vitin 2018.
Sot, Qeveria e RSM-së gjithashtu do të njoftohet me Informacionin për rrjedhën e procesit të aplikimit për Iniciativën Kombëtare Frankofone për periudhën 2019-2022, nën Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Ministri pa portofol i ngarkuar për implementimin e Strategjisë për Përmirësimin e gjendjes së Romëve të RMV, në këtë mbledhje do të informojë rreth aktiviteteve të ndërmarra lidhur me realizimin e aktiviteteve nga Strategjia për Romët 2014-2020.
Mbledhja e 141 të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraparë të filloj në ora 12:00.