Kryeministri Zaev u takua me përfaqësuesen e UNHCR-së në vend: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të realizojë bashkëpunim intenziv me zyrën e UNHCR-së, për realizimin e projekteve me interes të përbashkët dhe kontribut aktiv për proceset globale lidhur me

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në Kabinetin e tij u takua me përfaqësuesen e Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara  (UNHCR) në vendin tonë, Monika Sandri.

 

Në takim, në mënyrë pozitive u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm i UNHCR-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim u bisedua për programet që janë në rrjedhë të zyrës së UNHCR-së në vend dhe në botë, si dhe nevoja për thellimin e solidaritetit të shteteve për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me refugjatët.

 

Përfaqësuesja e UNHCR-së prezantoi Marrëveshjen globale për refugjatë dhe njoftoi Forumin global për refugjatë që do të mbahet në dhjetor të vitit 2019 në Gjenevë. Me këtë rast, ftoi shtetin të kontribuojë në fushat e përfshirjes sociale të refugjatëve dhe çrrënjosjen e panënshtetësisë. 

 

Në takim, u bisedua edhe për mundësinë e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nga vitit 1961 për uljen e panënshtetësisë, si dhe për numrin e personave të cilët do të do të përfshihen me këtë ratifikim dhe implikime të tjera e koordinim të mëtejshëm.

 

Zonja Sandri theksoi se duke i ndërmarrë këto hapa, Maqedonia e Veriut mund të bëhet shembull për rajonin dhe më gjerë.

 

Në takim, u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe UNHCR-së do të vazhdojë me qëllim që të gjenden zgjidhje më adekuate për kornizën institucionale – ligjore për evidentimin e gjitha personave, për të cilët duhet të sigurohen dokumentacione themelore personale për të marrë statusin ligjor, i cili më pas do t’u sigurojë  të gjitha të drejtat që i kanë edhe qytetarët e tjerë të vendit tonë.

 

Në takim u shkëmbyen mendime për gjendjen e refugjatëve dhe emigrantëve në rajon dhe më gjerë.