Nga mbledhja e 143-të e Qeverisë së RMV-së: U miratua vendimi për trupat negociuse me BE-në dhe për përgatitjen e Programit Nacional; U miratua informacioni për takimin e parë të komisionit ndërqeveritar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë; U mi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të rregullt të 143-të mori vendim të formojë grupe punuese për përgatitjen e Programit Nacional për miratimin e së drejtës në Bashkimin Evropian dhe për përgatitjen e pozicioneve negociuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë mbledhje u mor vendim për formimin e një Sekretariati për strukturën e negociatave , si dhe një zyrë e negociatorit teknik.

Në pakon e vendimeve për përgatitjen e Programit kombëtar për miratimin e së drejtës në Bashkimin Evropian dhe përgatitjen e pozicioneve negociuese për negociata, u soll vendim për formimin e një delegacioni shtetëror dhe një Komiteti për negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për provimin e jurispodencës  dhe mori vendim ai të dërgohet për miratim në Kuvend.

Ky propozim ligj është pjesë e pakos së Strategjisë për reforma gjyqësor dhe Planit 18, dhe qëllimi kryesor për miratimin e tij është harmonizimi i kësaj fushe me legjislacionin e BE-së sipas së cilës kërkohet heqje e mënyrës elektronike të dhënies së provimit të jurispodencës dhe parashihet të ketë provim me shkrim dhe me gojë të kandidatëve para një komisioni ekspertësh, në bazë të standardeve dhe kritereve objektive për vlerësimin e njohurive të tyre.

 

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në këtë mbledhje të Qeverisë u miratua informacioni për takimin e parë të Komisionit Ndërqeveritar ndërmjet  Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, i themeluar në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë mbajtur në Sofje më 10 qershor të vitit 2019.

Ministrat u njoftuan se të dyja palët kanë shqyrtuar Raportin vjetor të Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore dhe propozimet për qeveritë që përfshihen në të, u shkëmbyen vlerësime për punën e deritanishme të Komisionit dhe progresin e arritur në fushën e historisë së lashtë dhe u morën vendimet në vijim:

Janë pranuar sugjerimet për shënimin e përbashkët të figurave nga historia e përbashkët: Shën Kirili dhe Metodi, Shën Kliment Ohridski, Shën Naum dhe Mbreti Samuel. Të dyja palët pajtohen të promovojnë marrëveshjen dhe në afat sa më të shkurtër t’i harmonizojnë datat dhe shënimin e përbashkët. Në çdo shënim zyrtar të këtyre figurave, është e nevojshme të shënohet qartë e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët.

Pranohen parimet dhe vërejtjet e përbashkëta për përmbajtjen e teksteve shkollore për klasën e 5 në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për klasën e 6 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Parahistoria dhe Historia e lashtë). Mbështetet propozimi i Komisionit për shqyrtimin e materialit në tekstet shkollore për klasën e 6 në Republikën e Bullgarisë dhe klasën e 7 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Mesjeta) deri në fund të vitit 2019.

Komisioni i përbashkët multidisiplinar i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore me vendosmëri të përshpejtojë aktivitetin e tij për temat e rëndësishme të historisë sonë të përbashkët (Goce Dellçev, Kryengritja e Ilindenit e të tjera) dhe të përpiqet të arrihen rezultate reale deri në fund të vitit 2019, sa i përket përmbajtjes së teksteve shkollore.  

U pranua që Komisioni në punën e tij në mënyrë rigoroze t’i përmbahet dispozitave të nenit 8, pika 2 e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, i cili thekson se është i domosdoshëm një “kontribut për burime objektive, të bazuara në burime autentike dhe historike për interpretim shkencor të ngjarjeve historike”.

 

Qeveria solli vendim të ngrejë iniciativë e cila do të sigurojë zhbllokimin e punës së Shoqatës e aksionare për ekonomizim të  ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për pagimin e kërkesave, servisimin në kohë të obligimeve, zvogëlimin  e shpenzimeve joproduktive, dhe t’i sigurohet punë e rregullt shoqatës me kryerjen e të gjitha detyrimet ndaj punonjësve.

 

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në mbledhje u miratua teksti për Propozim – ligjin për arsimin fillor, i cili do të dorëzohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Miratimi i një Ligji të ri për arsimin fillor ka për qëllim rregullimin cilësor të kushteve dhe procedurën e themelimit, ndryshimet në status, dhe përfundimin e shkollave fillore, aktivitetet e tyre, sistemin për sigurimin dhe vlerësimin e cilësisë së arsimit fillor, rregullimin e veprimtarisë arsimore të arsimit fillor, menaxhimin, zhvillimin dhe financimin e arsimit fillor, të drejtat dhe detyrimet e nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në arsimin fillor, rregullimin e të drejtave të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe mbikëqyrjen e punës së shkollave fillore.

 

Në propozim ligjin e ri është përfshirë edhe strategjia gjithëpërfshirëse që synon një sistem arsimor gjithëpërfshirës për  të gjithë nxënësit  me aftësi të kufizuara.

Në mbledhjen e djeshme u miratua, dhe në Kuvend do të dorëzohet Propozim-ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat e mesme dhe fillore, i cili ka për qëllim të sigurojë kushte për përsosje të vazhdueshëm profesionale të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, si dhe duke bërë të mundur zhvillimin e karrierës së tyre për punën gjatë tërë jetës të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional. Me këtë propozim-ligj përmes zhvillimit profesional dhe të karrierës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, do të ritet motivimi i tyre dhe do të ritet cilësia e procesit arsimor në vend.

 

Qeveria dje u njoftua edhe për negociatat kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në pikën kufitare për komunikacionin ndërkombëtar rrugor Preshevë (Republika e Serbisë) - Tabanovc (Republika e Maqedonisë së Veriut).

 

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u shqyrtua dhe u miratua informacioni për nënshkrimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për marrëveshje ndërkombëtare  të zgjidhjes që dalin nga ndërmjetësimi (Konventa e Singaporit për Ndërmjetësim) dhe e përcaktoi  dr. Renata Deskoskën, Ministre e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëheq delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në ngjarjen solemne të nënshkrimit të Konventës.

 

Në mbledhjen e djeshme, Qeveria e RMV-së mori vendimin që ta shkarkojë Xhevat Isenin nga funskioni anëtar jo-ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Aksionare për Menaxhim me Hapësirë Afariste me çka i ndërpritet edhe funksioni kryetar i Bordit të Drejtorëve të këtij institucioni.