Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën mbajti konferencë për shtyp në të cilën bëri ftesë për një takim liderësh, i cili propozoi të të mbahet të premten më 19 korrik, në orën 14 në Klubin e Deputetëve.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese jua dërgojmë edhe fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
Koha është një resurs që harxhohet dhe kemi pak kohë deri në tetor, kur presim që Komisioni Evropian të na e bëjë me dije se mund të fillojnë negociatat sipas kapitujve për aderim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
E presim këtë akt të anuluar si një mirënjohje për të gjitha arritjet tona të përbashkëta që na vendosën aq afër para portave së Bashkimit Evropian.
Edhe pse raporti i Komisionit Evropian është i shkëlqyeshëm, nuk duhet ta ndalim punën dhe duhet të bëjmë gjithçka që të japim edhe më shumë argumente në favor të vendimit pozitiv në nëntor. Këtë ua kemi borxh qytetarëve, gjegjësisht ky është një obligim i përbashkët para qytetarëve.
Si gjithmonë deri më tani kur janë marrë vendime të mëdha, edhe këtë herë bëj thirrje që këtë hap ta bëjmë së bashku.
Para nesh gjendet një periudhë e shkurtër kur atë të cilën liderët e deklarojnë si prioritet partiak dhe strategjik, ta konfirmojnë me vepra dhe realisht, në interes të përbashkët të të gjithë qytetarëvetë vendit tonë.
Ftesën për takim liderësh ia drejtojkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Nga ky takim, në të cilin pres që të gjithë të përqendrohemi në krijimin e kushteve për këtë hap të fundit për fillimin e negociatave, pres të dalin propozime për plane veprimi dhe grupe punuese në të cilat do të marrin pjesë të zgjedhur nga të gjitha grupet parlamentare dhe do të bëhen konsultime edhe me të tjerët, me grupet më të vogla të deputetëve,
Si tema prioritare të takimit të liderëve do t’i propozoj:
- Bashkimi rreth një marrëveshjeje parimore për një Kod të ri Zgjedhor. Fillimi me kohë, pa presion me afate, dhe të vendosim një qëllim që deri në zgjedhjet e ardhshme të sigurojmë një legjislacion të pranueshëm pët të gjithë, me rekomandime të inkorporuara të ODIHR dhe të diskutojmë edhe për një model të ri zgjedhor.
- Ta mbyllim me një nivel më të lartë pajtueshmërie Ligjin për prokurori publike. Tepër shumë zgjasin këto biseda, ka ardhur koha për një marrëveshje në favor të shtetit juridik dhe sundimit të ligjit. Në këtë drejtim është thelbësore të sigurohet sistemi i prokurorisë publike të shtetit, ardhmëria e PSP-së dhe avancimi i shtetit juridik dhe sundimi i ligjit.
- Të arrihet konsensusidhe të obligohemi se do të realizojmë një regjistrim të suksesshëm, si një operacion statistikor strikt profesional i realizuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, si bartës i autorizuar i hulumtimeve statistikore. Regjistrimi i suksesshëm i popullsisë do të na i hapë të gjitha perspektivat për një projektim real të politikave ekonomike, poredhe të politikave përgjitshme në vend.
Mendoj se përkushtimi i sinqertë dhe i ndershëmmbi këto tema do t’i përmbyllë reformat në pjesën e integrimit evropian, me të cilat do të paraqitemi në vjeshtë, si një vend i cili i ka përmbyllur të gjitha çështjet për marrjen e datës së premtuar për fillimine negociatave. Gjegjësisht,askujt të mos i japim argumente për të qenë kundër apo i rezervuar. Përkundrazi, të japim argumente se edhe pse kemi një raport të shkëlqyer, ne vazhdojmë me punë, ndërtojmë dhe japim argumente plotësuese për një vendim maksimalisht pozitiv, të cilin e presin të gjithë qytetarët.
Jo më pak e rëndësishme, përkundrazi, është jashtëzakonisht e rëndësishme të tregojmë se në një moment të rëndësishëm i lëmë mënjanë dallimet politike, për të treguar se jemi një kur kemi të bëjmë me interesat e përbashkëta strategjike të popullit tonë dhe shtetit tonë.