Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadoren e Kinës Lisjen: Politikat konstruktive i sjellin mirë shtetit dhe qytetarëve, bashkëpunimi ekonomik mes shteteve po zhvillohet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev realizoi takim me Jin Lisjen, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës, e cila e përfundon mandatin saj në vend.

Në takimin miqësor janë konfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut the RP të Kinës, të cilat në vitet e kaluara, më shumë se dy vjet, shënojnë përparim në bashkëpunim, posaçërisht në sferën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. U vlerësua se është vendosur një bazë e qëndrueshme që ky bashkëpunim të vazhdojë në të ardhmen.

Në takim u përshëndetën përpjekjet personale të kryeministrit Zaev për realizimin e ndërtimit të dy autostradave, me përkrahje kineze, Milladinovci  - Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

U konstatua se Kryeministri bëri përpjekje të dukshme me rezultate në zhvillimin ekonomik dhe në politikat sociale dhe se përmes politikave konstruktive, në nivel konkret kontribuon për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve.

 “Jam i bindur se përmes procesit ’17+1′ vetëm do të përforcojë bashkëpunimin në planin ekonomik, i cili veçmë po realizohet me hapjen e investimeve të reja kineze në vend, ndërsa rritet edhe këmbimi tregtar. Ky është rezultat i dialogut të vendosur në nivel të lartë politik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës”, tha Kryeministri Zaev, i cili vlerësoi se për këtë kontribut të madh ka bashkëpunimi i suksesshëm me ambasadoren e Kinës, Lisjen