Mbrëmë Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev realizoi bisedë telefonike me komisionarin e BE-së për negociata, fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johanes Han.
Gjatë bisedës Kryeministri Zaev informoi komisionarin Han për përpjekjet dhe masat të cilat Qeveria po i ndërmerr në mënyrë aktive dhe intensive në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe rastin “Zhvatje”.
Kryeministri Zaev e konfirmoi vendosmërinë e Qeverisë për zbardhjen e plotë dhe joselektive të të gjitha rasteve të korrupsionit të lartë, duke siguruar komisionari Han se janë krijuar kushte për institucionet e gjykatave dhe prokurorisë që aktivisht dhe pa pengesa të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit.
Kryeministri Zaev dhe komisionari Han janë pajtuar se institucionet e sistemit janë të detyruara në procedurë të shpejtë dhe efikase të zgjidhin ngjarjet aktuale, si dhe pa vonesë të procedojnë lëndët të cilat dalin nga përgjimet e joligjore nga e kaluara.
Kryeministri Zaev dhe komisionari Han, poashtu kanë konkluduar se patjetër të vazhdojnë përpjekjet e partive politike për miratimin e ligjit për Prokurorinë publike në Kuvendin e RMV-së si dhe qëllimi i përbashkët i gjithë faktorëve politik duhet të jetë vendimi pozitiv për fillimin e negociatave të vendit me BE-në në tetor të këtij viti.