Kryeministri Zaev: Grupet punuese të hënën do të vazhdojnë me punë, nuk ka çështje të pakalueshme përderisa nuk është siguruar e ardhmja për lëndët dhe e ardhmja për PSP-së në zgjidhjen e re ligjore për Prokurorinë Publike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në Komunën Novaci, në ngjarjen me rast të inspektimit të punëve në gazsjellësin magjistral Negotinë – Prilep – Manastir, u përgjigj në më shumë pyetje të gazetarëve, të cilët interes të veçantë shfaqën për ardhmërinë e PSP-së dhe për negociatat për sjelljen e Ligjit për Prokurori Publike.

 

Kryeministri Zaev në përgjigjen e tij theksoi se zgjidhje për ushtrues detyre për prokuror të posaçëm për SPO-në duhet të gjendet sa më shpejtë.

 

“Unë besoj se kjo zgjidhje me ushtrues detyre do të jetë vetëm e përkohshme, sepse shpresoj që të gjitha partitë politike do të mund të gjejmë zgjidhje konsensuale, jo më vonë se 15 shtatori, për mbështetje dhe për votim të Ligjit për Prokurori Publike.

Siç jam i informuar, grupet punuese të hënën do të vazhdojnë me punë.

E di se është e tejkalueshme ajo që mund ta zgjidhim, patjetër duke respektuar vijat e kuqet, ndërsa ato janë ardhmëria e lëndëve, ardhmëria e PSP-së. Grupet e punës do të informojnë për detajet, por siç më informuan mund të them se nuk është e pazgjidhshme nëse të gjithë tregojmë përgjegjësi”, theksoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev dhe apeloi deri te organet e gjyqësorit, para së gjithash në pjesën e prokurorisë në gjyqësi, kjo situatë mos të lejojë të rrezikohet asnjë lëndë.

Kryeministri Zaev bëri thirrje deri te Këshilli i Prokurorëve Publik që sa më shpejtë të veprojë në përputhje me vendimet ligjore për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës prokuror publik special për të siguruar vazhdimësi të vetë lëndëve dhe proceseve.

 

Në pyetjen se a është optimist se grupet e punës të cilat punojnë në harmonizimin e dallimeve rreth propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, se a do të arrijnë pajtueshmëri të hënën për të kaluar ligji në Kuvend, të martën në ditën e parë të punës së shtëpisë ligjvënëse pas pushimeve verore, Kryeministri Zaev tha se është optimist sepse në propozim zgjidhjen e ligjit janë të përfshira më tepër se 80 % të zgjidhjeve të cilat erdhën si propozim të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE.

 

“Në propozim zgjidhjet kemi bashkim të PSP-së më Prokurorinë për krim të organizuar. Kjo siguron ardhmëri dhe unë besoj se në formularët për sigurimin e të ardhmes së vetë lëndëve do të përmbahemi në parim, Kushtetutë, ligje. Pres të arrijmë marrëveshje. Në rast se nuk pajtohemi, çdo deputet do të duhet të sqarohet. Unë ende kam shpresë. Nuk do të komentoj se a ka apo nuk ka shumicë dy të tretave. Do të dihet kur të vijë deri te akti i votimit. Por, sinqerisht besoj se bashkë me opozitën, me konsensus, do ta sigurojmë mbështetjen e  Ligjit të ri për Prokurorinë Publike”, potencoi Kryeministri Zaev në pyetjen e gazetarëve për të ardhmen e PSP-së dhe për sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike.