Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev, u takua me euro-deputetin Sergej Stanishev, kryetar i Partisë së Socialistëve Evropian dhe ish kryeministër i Bullgarisë.
Kryetari i PSE, Stanishev, ka ardhur që të jep mbështetje për proceset euro-integruese për vendin tonë. Në takim është përcjell mbështetja e fuqishme nga ana e PSE-së, për miratimin e vendimit pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor, kur Republika e Maqedonisë së Veriut pritet që të marr datën e paralajmëruar për fillimin e bisedimeve me BE.
Euro-deputeti dhe kryetari i PSE, Stanishev i përshëndeti marrëveshjet e shtetit tonë me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë dhe pjekurin demokratike që e tregon shteti jonë, gjatë politikave të Kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë për sjelljen e reformave në bashkëpunim me opozitën. Ai gjithashtu ka inkurajuar që të gjendet zgjidhje për Ligjin për Prokurorin Publike.
Kryeministri Zaev e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga PSE për proceset demokratike në shtet, që sot rezultojnë me proces të integrimit në NATO dhe avancim në integrimet evropiane.
“I mbyllëm të gjitha çështjet me fqinjët me anë të politikave të sinqerta për gjetjen e zgjidhjeve, i miratuam me anë të konsensusit me opozitën ligjet e nevojshme për reforma në shtet dhe tani jemi të përkushtuar për zbatimin efektiv të atyre reformave. Veçanërisht jemi të përqendruar në sundimin e së drejtës dhe shtetin ligjor dhe sigurimin e barazisë para ligjit për të gjithë. Pres sjellje të përgjegjshme në Parlament dhe të miratojmë Ligjin për Prokurori Publike me shumicë prej dy të tretave.Të gjitha lëndët e mëparshme që lidhen me krimin dhe korrupsionin, ose eventualisht të reja, si në çdo vend evropian, ashtu edhe tek ne , duhet të zgjidhen përmes një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional,” tha ndër të tjera, Kryeministri Zaev.
Në takim gjithashtu është shprehur mbështetja edhe për vendosmërinë e Qeverisë për funksionimin e pavarur të sistemit gjyqësorë. Gjithashtu është konstatuar bashkërisht, se perspektivat euro-atlantike të shtetit tonë veçmë kanë kontribuar në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik me shtetet nga rajoni dhe më gjerë, investime të reja, me të edhe paga më të larta dhe standardë më të mirë jetësorë për qytetarët dhe se e gjithë kjo do të vijë më shumë në shprehje me përfundimin e integrimeve, siç është rasti me shumë shtete të cilat janë bërë anëtare të BE-së dhe NATO-s.