Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 154-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 154 të rregullt, me më tepër pika të rendit të ditës nga Programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

 

Me propozim të Këshillit Nacional për teknologji të informacionit dhe komunikimit dhe sigurisë kibernetike, në këtë mbledhje është edhe Informacioni në lidhje me mbledhjen e 15-të të rregullt të Këshillit Nacional për TIK dhe siguri kibernetike.

 

Ministria e Mbrojtjes në këtë mbledhje propozoi për shqyrtim Informacionin me Draft strategjinë për mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në mbledhjen e sotme ministrat e Qeverisë së RMV-së do të diskutojnë për Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetje vendimtare” në Republikën Islame Afganistan, si dhe për Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këtë mbledhje Qeveria do të informohet për aktivitetet e implementimit të masave kyçe nën dimensionin anti korrupsioni nga “Strategjia për Evropë Juglindore 2020”, për mënyrën më adekuate për futjen e temave të anti korrupsionit në kuadër të Programit vjetor në shkolla.