Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredini, si anëtar i delegacionit qeveritar, sot merr pjesë në Samitin e OKB-së për Аksionin Klimatik

Sot, me Samitin e Aksionit të Klimës, në selinë e OKB-së në Nju Jork filloi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e 74-ta me rradhë. Në të marrin pjesë delegacione qeveritare nga 193 shtete anëtare të OKB-së, përfshirë edhe delegacion qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga Kryeministri.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, e përfaqësuar nga Ministri i Mjedisit, z. Naser Nuredini, si organ kompetent i administratës shtetërore përgjegjës për propozimin e politikave mbi zbutjen e ndryshimeve klimatike, morri pjesë aktive në përgatitjen e Samitit, duke propozuar përforcimin e angazhit mbi zbutjen e ndryshimeve klimatike, dhe e tërë kjo me kërkesë nga Sekretari I Përgjithshëm i OKB-së, z. Antonio Guterres.

Kemi për detyrë të vazhdojmë integrimin e përpjekjeve për zbutjen e ndryshimeve klimatike bashkë me qëllimet mbi zhvillimin e qëndrueshëm, duke siguruar rritje dhe zhvillim më të ulët të karbonit, si dhe krijimin e vendeve të “gjelbërta” të punës.