Kryeministri Zaev në takimin me Kryeministrin belg Mishel: Maqedonia e Veriut ka bërë progres të fuqishëm me reformat në vend dhe realizimin e standardeve të BE-së

Kryetari Zoran Zaev në kuadër  aktiviteteve të veta, ka realizuar takim me Kryeministrin e Belgjikës dhe Kryetar i ardhshëm i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Dy kryeministrat, në takim  ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar për Çështje Evropiane,Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, Kryeministri e njoftoi Kryeministrin belg Mishel, për aktivitet aktuale të Qeverisë lidhur me pritshmërit e Këshillit Evropian në tetor, Maqedonia e Veriut të merr datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Të dy kryeministrat  gjatë bisedimeve në takim  kanë konfirmuar se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit ka bërë progres të jashtëzakonshëm në realizimin e proceseve reformuese në vend si dhe realizimin e standardeve në procesin e inkuadrimit për anëtarësim në BE, përmes bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me institucionet evropiane.

Nga ana e tij Kryeministri belg Mishel ka përshëndetur sukseset e deritashme të Maqedonisë së Veriut në procesin e realizimit të  integrimeve evropiane dhe ka shfaqur shpresë se iniciativa në atë drejtim do të vazhdojë edhe në fazën e ardhshme të negociatave.