Kryeministri Zaev në Nju Jork u takua me Kryeministrin grek Micotakis: Fokus maksimal në ndërtimin e partneritetit të ndërsjellë për rajon të prosperuar në interes të qytetarëve të të dyja vendeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, u takua me Kryetarin e Qeverisë së Greqisë, Kirjakos Micotakis.

Në takim Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e RMV-së është maksimalisht e fokusuar në qasjen konstruktive në ndërtimin e partneritetit të ndërsjellë bazuar në miqësinë dhe interesin e përbashkët për rajon të prosperuar në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

 

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria e RMV-së është e përgatitur për zbatimin e tërësishëm të Planit të veprimit për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes Republikës së Greqisë dhe RMV-së, siç është paraparë në Marrëveshjen e Prespës, për të cilën potencoi se është një hap historik dhe marrëveshje e rëndësishme për ndërtimin e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit më të afërt dhe marrëdhënieve konstruktive dhe pozitive ndërmjet dy vendeve.

 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zaev në takim tha se është për tu respektuar fakti që Greqia ishte vendi i parë anëtarë i NATO-s që ratifikoi Protokollin e aderimit të vendit tonë në NATO në procedurën për anëtarësim të plotfuqishëm që pritet të finalizohet sa më shpejtë.

Në takimin me Kryeministrin grek Micotakis, Kryeministri Zaev njoftoi për përpjekjet rreth përforcimit të zbatimit të reformave aktuale me qëllim që të krijohet hapësirë për fillimin e negociatave për hyrje në BE, për çka pritet vendim pozitiv në tetor të këtij viti.

 

Në takim u shpreh mbështetje nga ana e Kryeministrit grek për hapjen e negociatave me BE-në dhe u potencua se zbatimi i vazhdueshëm dhe në kohë i Marrëveshjes së Prespës është kyç për avancimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e perspektivës evropiane për Maqedoninë e Veriut.

 

Në takim u përfundua se avancimi i bashkëpunimit ekonomik, rritja e shkëmbimit tregtar dhe investimeve të drejtpërdrejta janë e një favori të ndërsjellë për qytetarët e të dyja vendeve.