Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev gjatë kohës së qëndrimit në Nju Jork, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me Kryeministrin e Maltës, Xhozef Muskat.
Në takim në të cilën morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, së bashku dhe veçanërisht në mënyrë pozitive është vlerësuar komunikimi politik i përforcuar mes dy vendeve pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel më të lartë.
Kryeministri Zaev ka folur me homologun e tij nga Malta për momentin pozitiv të fillimit të negociatave aderuese të BE-së me vendin tonë, duke i marrë parasysh konkluzionet optimiste të Këshillit në vitin 2018 dhe 2019, si dhe rezultatet që i dorëzoi Maqedonia e Veriut në planin e reformave vendore dhe të arritjes së standardeve për anëtarësim në BE.
Në takim kryeministri Muskat, theksoi se Malta jep mbështetje të fuqishme dhe të tërësishme për Maqedoninë e Veriut për datë për fillimin e negociatave me BE-në në tetor.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të përforcohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në arsim dhe shkëmbim kulturor, dhe të mbështetet bashkëpunimi mes kryeqyteteve Shkupit dhe La Valeta në drejtim të shkëmbimit të përvojave në fushën e infrastrukturës, mbrojtjes së mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik.
Në takim u theksua se forcimi i bashkëpunimit dypalësh parlamentar ka një rëndësi të madhe për të dy vendet.