Kryeministri Zaev takohet me Kryetarin e Qipros Anastijades: Mbështetja e Qipros në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë i vendosi themelet për miqësi më të fuqishme mes dy vendeve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si pjesë e aktiviteteve në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, u takua me Kryetarin e Qipros Nikos Anastijades.

 

Në takimin ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, u shpreh kënaqësi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Kryeministri Zaev gjatë bisedës e potencoi rolin jashtëzakonisht pozitiv dhe konstruktiv që Qiproja pati në mbështetjen e procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, dhe shtoi se tani, kur kjo pengesë përfundimisht është e kaluar, pritet mbështetje e plotë dhe e fuqishme nga Qipro në fazën aktuale nga procesi për anëtarësim në BE, kur pritet vendim pozitiv për fillimin e negociatave në muajin e ardhshëm.

 

Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përgatitur që plotësisht ta pranojë zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe gjithëpërfshirëse me Qipron në të gjitha sferat në interes të ndërsjellë, posaçërisht në pjesën e bashkëpunimit ekonomik, rritje e vëllimit të tregtisë në sferat e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, turizmit, sferën bankare dhe financave dhe në sfera tjera.