Takim i Kryeministrit Zaev dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së Guteresh: Maqedonia e Veriut është sinonim për mundësitë fitimtare të diplomacisë dhe dialogut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh, si pjesë e agjendës së delegacionit qeveritar të Asamblesë së Përgjithshme të 74-të të KB-së.

Në takim, Kryeministri Zaev e konfirmoi angazhimin e fuqishë, të Maqedonisë së Veriut për multilaterizëm efektiv dhe forcim të rolit të Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara globale dhe në atë drejtim është shprehur mbështetja për procesin reformues iniciuar nga Sekretari i Përgjithshëm fokus i së cilës është vënë në parandalimin e konfliktit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe reformat në menaxhim.

 

Në bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm Guteresh, poashtu është theksuar se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet vizionin e gjerë të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm si parandalim, jo vetëm nga konfliktet e dhunshme dhe terrorizmin, por edhe kërcënimet që vijnë nga ndryshimet klimatike, migrimet dhe krizat me refugjatët, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet tjera hibride për njerëzimin.

Në takim është theksuar se Qeveria e RMV-së plotësisht është e përkushtuar në zbatimin e Agjendës 2030 dhe aktiviteteve për integrim të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në dokumentet strategjike nacionale dhe planet aksionare lokale.

 

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e agjencive të KB-së në agjendën tonë të procesit të zbatimit të reformave gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut dhe njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së për gjendjen aktuale në vend dhe paralajmërimet objektive për fillim të negociatave për anëtarësim në BE si dhe procesin e finalizimit të protokollit për aderimin për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.

 

Falënderim i posaçëm në takim është shprehur rreth mirënjohjes mbi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës në Raportin vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së Guteresh i cili u vlerësua si rezultat i fitores së diplomacisë dhe dialogut dhe si shembull se kontestet mund të zgjidhen në bazë të partneritetit në emër të interesit të përbashkët për prosperitet të popujve.

 

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së në takim theksoi se e admiron Marrëveshjen e Prespës dhe e vlerësoi si historik suksesin me të cilin duhet të krenohemi dhe i cili hap mundësi për avancimin e vendit, dhe se Marrëveshja ishte një hap i rëndësishëm për anëterësim të shpejtë në NATO dhe vendim pozitiv të BE-së për datë për fillimin e negociatave në tetor.

Sekretari i Përgjithshëm ka treguar interes edhe për konceptin “Një shoqëri për të gjithë” dhe ka shprehur mbështetje për politikat e kohezionit në realizimin e tyre dhe u falënderuar për rolin pozitiv të Maqedonisë së Veriut në aktivitetet e KB-së, për mbështetjen e iniciativave të saja si dhe përkushtimin e Agjendës 2030 në qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm.