Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takuan me Sekretarin Shtetëror të SHBA-ve, Majkëll R. Pompeo, i cili ishte në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kryeministri Zaev dhe Sekretari Shtetëror Pompeo realizuan takim tet e tet dhe më pas takim dypalësh në të cilin nga ana e Qeverisë së RMV-së morën pjesë Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të BE-së dhe NATO-s, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit.
Në deklaratat për mediat, Kryeministri Zaev dhe Sekretari Shtetëror, Pompeo u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-të ndajnë përpjekje dhe vlera të përbashkëta për sigurinë, lirinë dhe prosperitetin demokratik dhe kanë qëllime të njëjta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera për paqen.
Në orët e pasdites Sekretari Shtetëror Majkëll R. Pompeo dhe shoqëruesit e tij vizituan kishën “Shën Maria Perivlepta” në Ohër, e cila rinovua dhe u mbrojt me mjete të siguruara nga fondi i ambasadorit dhe programet e USAID në vendin tonë.
Sekretari Shtetëror Pompeo u përcoll nga zëvendëskryetari i Qeverisë, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.