Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Majkëll Pompeo në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë realizoi takim tet a tet, pasi paraprakisht Sekretari Shtetëror i SHBA-ve u takua me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Menjëherë pas kësaj, u mbajt takimi dypalësh kur Kryeministrit, Zoran Zaev iu shoqëruan edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Në takim, temë kryesore ishte parashikimi për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve partnerë strategjik, me theks të veçantë në potencialin për përmirësim të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të reja amerikane në vend.
Vëmendje e veçantë gjatë bisedimit iu përkushtua bashkëpunimit dhe partneritetit të suksesshëm në sferën e mbrojtjes, veçanërisht midis ARM-së me Gardën Nacionale të Vermontit, si dhe në kuadër të ISAF dhe “Mbështetje vendimtare” në Afganistan.
Në takimin mes delegacionit qeveritar dhe Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve dhe shoqëruesve tij, u theksua se mbetet mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme amerikane për finalizimin e procesit për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe avancim të RMV-së në procesin e anëtarësimit në BE.
Në takimin dypalësh u bisedua edhe për çështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit me Uashingtonin si promotor kryesor i politikës së zgjerimit të Aleancës me shtetet e Kartës së Adriatikut.