Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Aleksander Shallenberg, ministër federal për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë.
Në takim u shpreh mesazh i qartë nga Austria me mbështetje për zgjerimin e BE-së dhe për integrimet evropiane të vendit tonë. U përcoll se ekziston konsensus i fuqishëm në Republikën e Austrisë për vendim pozitiv për RMV-në në Këshillin e BE-së në tetor. Në takim u konstatua se vendimi pozitiv është vendimi i vetëm i saktë për vendin tonë. U konstatua se RMV-ja ka plotësuar kushtet e duhura dhe se tani radhën e ka Evropa.
Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Austrisë në të gjitha proceset kyçe për zhvillimin demokratik të shtetit tonë dhe veçanërisht në avancimin e integrimeve euroatlantike.
“Vendimi pozitiv nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të BE-së më RMV-në, për institucionet dhe për qytetarët do të thotë vazhdimi i motivimit të fuqishëm që nëpërmjet vlerave evropiane të kontribuojmë në zhvillimin e shtetit tonë dhe rajonit. Marrëveshja e Prespës është shembull i rrallë nëpërmjet të cilit me dialog të sinqertë për çështje të ndjeshme arritëm në zgjidhjen e çështjes të hapur dypalëshe shumëvjeçare, reformat i zbatojmë në konsensus me opozitën, fuqimisht jemi të përcaktuar për sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit nëpërmjet shembujve konkret që ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë. RMV-ja është shembull i mirë se duke i zbatuar në vepër vlerat evropiane, rezultatet janë të pashmangshme” , tha Kryeministri Zaev.
Në takim u konstatua se mundësia të cilën RMV-ja e morri bashkë me Republikën e Bullgarisë të bashkë-udhëheqin në Procesin e Berlinit gjatë vitit të ardhshëm, është mesazh i fuqishëm për mbështetjen evropiane ndaj vendit tonë. Kryeministri Zaev kumtoi se vendimi pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor, do ta përforcojë edhe besimin e vendeve tjera në rajon, kandidate për anëtarësim në BE, se reformat dhe zgjidhjet e çështjeve dypalëshe në mënyrë të qetë dhe me dialog, sjellin përfitime në aspiratat evropiane.
Në takim u konstatua se Republika e Austrisë është një nga investuesit më të rëndësishëm në vendin tonë. U përcoll se Republika e Austrisë fuqishëm beson në RMV-në dhe se bashkëpunimi ekonomik do të zhvillohet në të ardhmen.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë lidhur me zgjidhjen e krizës së emigrantëve, si dhe avancimin e çështjeve dypalëshe mes dy shteteve.