Ceremonitë me rastin e shënimit të festës shtetërore “11 Tetori” – Dita e Kryengritjes Kombëtare”, do të mbahen në Prilep, Kumanovë dhe Shkup më 11 tetor.
Përmbajtjet për shënimin e përvjetorit të 78-të të Ditës së Kryengritjes Kombëtare të popullit maqedonas kundër fashizmit dhe shtetësisë maqedonase në Kumanovë do të fillojnë me vendosjen e luleve të freskëta në Memorialin – përkujtimor.
Delegacionin qeveritar në Kumanovë do ta udhëheqë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrja pa portofol, e ngarkuar për investime të huaja, Zorica Apostollska.
Përveç përmbajtjeve të tjera, në kuadër të programit festiv për shënimin e festës shtetërore “11 Tetori – Dita e Kryengritjes Kombëtare”, në Kumanovë është paraparë edhe fjalimi i Kryeministrit Zaev.
Në Prilep, ceremonitë për shënimin e festës do të mbahen para përmendores Metodija Andonov – Çento dhe para përmendores Kuzman Josifovski – Pitu, si dhe Varrezat e të pamposhturve.
Delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prilep do ta udhëheqë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ministrin pa portofol, i ngarkuar për investime të huaja, Elvin Hasan.
Aktivitetet festive në Shkup do të fillojnë me vendosjen e luleve në Varrezat e partizanëve në Butel, ndërsa delegacionin qeveritar në kryeqytet do ta udhëheqë zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve të ekonomisë, Koço Angjushev, së bashku me ministren e Financave, Nina Angellovska, ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev dhe anëtarët e Qeverisë do të marrin pjesë në ceremoninë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e ndarjes së çmimit të lartë shtetëror “11 Tetori”.
Në të gjitha ceremonitë me rastin e shënimit të festës shtetërore “11 Tetori – Dita e Kryengritjes Kombëtare”, janë ftuar anëtarë të Lidhjes së luftëtarëve, kori diplomatik në vendin tonë dhe përfaqësues të organizatave shoqërore dhe qytetare në vend.