Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Moajad Fat’hallal el – Dalie, ambasador i Republikës Arabe të Egjiptit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili përfundon mandatin e tij.
Në takim u konstatua se vendi ynë po përparon pas Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivave të hapura integruese dhe me këtë hapen mundësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, posaçërisht në plan ekonomik mes Republikës Arabe të Egjiptit dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Është biseduar për nismën për mundësi tregtare në fushën e bujqësisë, duke pasur parasysh se vendi ynë ka potenciale në bujqësi, si dhe për mundësitë për inkurajimin e biznesmenëve egjiptian të investojnë në vendin tonë.
“Ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, ndërsa perspektivat NATO dhe BE krijuan mundësi për zhvillim më intensiv të marrëdhënieve ekonomike me vendet në botë. Jemi në pritje të vendimit historik për mundësinë të fillojmë negociata me BE. I rrumbullaksuam integrimet e NATO-s që nënkuptojnë stabilitet. Për shkak tërë kësaj, është rritur interesi i investuesve të huaj, të cilët me kushtet e volitshme të biznesit që i mundëson vendi ndaj investuesve, shohin perspektiva për investim këtu. Shpresojmë se këto mundësi do t’i shohin edhe kompanitë egjiptiane”, ka thënë kryeministri Zaev.
Në takim janë shkëmbyer përvoja nga Egjipti për zhvillimin e turizmit dhe ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore, ndërsa është biseduar edhe për promovimin e vlerave kulturore.